Aschaffenburg
Ashafenburg | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 68.678 |
Faqja zyrtare | www.aschaffenburg.de |
Qyteti i shkollave të larta Aschaffenburg është një qark qyteti në rajonin udhëheqëse qarkor të Unterfranken në Bayern, është dhe pjesë e rajonit metropol Frankfurt Rhein-Main dhe qyteti më i madh i rajonit bavarez Untermain.
Aschaffenburg për shkak të klimës së saj të butë që ka shpesh e quajn edhe si Nica bavareze. Me diku rreth 70.000 banorë qyteti Aschaffenburg radhitet si qytet i dytë më i madh në rajonin udhëheqës qarkor Unterfranken, pas Würzburgut. Në Aschaffenburg, plot shkolla të larta e kanë selinë aty.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aschaffenburg, i quajtur në mesjet Evo Ascapha o Ascaphaburc, ishte në origjin një koloni Romake: legjionët romak kishin këtu disa kampe dhe te rrënojat e kalasë zanatçinjtë e pallatit Franki ndërtuan një kështjellë. Shën Bonifacio i Mainz ngrijti një kishëz për shën Martino i Tours dhe themeloi një manastir benedikti. Një urë prej guri mbi Mainz u ndërtua nga kryepeshkopi i Mainz Willigis në 989. Adalberto përforcoi rëndësinë e lokalitetit (1122) që në 1161 mori privilegjet e qytetit.
Qyteti u bë teatër i luftës Tridhjetvjeçare, dhe u mor shumë herë nga koloni të ndryshme ndërluftuese, duke hyr edhe te bёj pjes te Kurora e Suedise (1631-1634.
Tashmё pjes e elektoratit tё Mainz, nё 1803 u ngrijtё nё Principat autonome dhe nga 1806 deri nё 1814 u qeveris nga kryepeshkopi Karl Theodor Anton Maria i Dalberg. Nё 1810 mori emrin e grand Duaktit tё Frankfurt-it dhe nё 1814 kaloi nё Bavari.
Mdis 1842-1849 mbreti Luigi I i Bavarisë bëri që të ndërtonin ne perëndim të qytetit një muze antikiteti, Pompejanum-i, i quajtur kështu sepse imitonte shtëpinë e Castore dhe Polluce në Pompei.
Në 1904 u hap autoshkolla e pare në Gjermani. Gjatë luftës së dytë boterore qyteti u dëmtua seriozisht dhe shumë monumente që shikojmë sot janë ndërtesa të mbasluftës.
Monumente dhe vënde me interes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumentët kryesor të qytetit janë kështjella e Johannisburg, ndërtuar në (1605 - 1619) nga kryepeshkopi Schweikard von Kronberg, që përmban një biblotek me libra të shtypur para vitit 1500, një koleksion gravurash dhe pikturash; Stiftskirche, katedralja e votuar per te shënjtët Pieto dhe Alessandro, themeluar në 974 nga Ottone i Bavarisë, dhe zmadhuar në shekullin e XIII, ku konservohet një tavolinë e Mathias Grünewald; pallati Schönbusch, në hyrje të qytetit, me një park 200 hektar; Pompejanum, rindertimi i një ndërtese të pompei.
Binjakëzime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aschaffenburg është binjakëzuar me:
- Perth, Skoci, Mbretëria e Bashkuar (1956)
- Saint-Germain-en-Laye, Francë (1975)
- Miskolc, Hungari (1996)
Në vitin 2006, Aschaffenburg dhe Perth festuan 50 vjetorin e partneritetit të tyre.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Aschaffenburg. |
- Faqja zyrtare (Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, hebraisht, italisht, rusisht)
- Webcam Aschaffenburg Beautiful live view on Schloss Johannisburg, Stiftskirche basilica, the river Main, Schlossplatz and Stadthalle.
- Former US Army Installations in Aschaffenburg
- University of Applied Sciences Aschaffenburg Arkivuar 3 maj 2012 tek Wayback Machine
- The Battle of Aschaffenburg by Quentin W. Schillare, maj, USA[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Gjermanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |