Jump to content

Manchester United F.C.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Manchester United F.C)
Manchester United F.C.
Emri i plotëManchester United Football Club
Pseudonimi(et)The Red Devils (Djajt e Kuq)
Themeluar1878; 146 vite më parë
StadiumiOld Trafford
Kapaciteti75,731 vende
PronariFlamuri Joel dhe Avram Glazer
TrajneriFlamuri Erik ten Hag
LigaPremier League
2023–248
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë
Sezoni aktual

Manchester United F.C. ose thjesht Manchester United është një klub anglez i futbollit, i konsideruar si klubi me i populluar ne planet për shkak të 659 milionë tifozëve në mbarë botën. Me një vlerë të përgjithshme prej 3.136 miliardë funtash britaneze (GBP) United është gjithashtu klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Djajtë e Kuq poashtu gëzojnë mesatarën më të lartë të pranisë së tifozëve në ndeshje në futbollin europian. Manchester United është kurorëzuar Kampion i Anglisë 20 herë dhe ka fituar Kupën e Anglisë 13 herë, të dyja këto rekorde për futbollin anglez. Ata gjithashtu janë fitues të titullit të Kampionit të Europës 3 herë, më së fundi në vitin 2008.

Klubi i njohur si Newton Health LYR FC u themelua më 1878 nga disa punëtorë hekurudhe. Emri shpejt iu shkurtua në Newton Health dhe filluan të thërriteshin nga tifozët si The Heathens. Klubi i bëri ballë falimentit në vitit 1902 falë John Harry Davies, për të cilin thuhet se e njohu skuadrën pasi që qeni i tij kishte humbur në qendrën stërvitore të Newton Health. Ai pagoi borxhet dhe ia ndyshoi emrin skuadrës në Manchester United.

Me emrin e ri ekipi fitoi Kampionatin Anglez në vitin 1908. Ndërsa më 26 prill 1909 kundër Bristol City FC fitoi për herë të parë edhe Kupën e Anglisë. Në vitin 1910 me ndihmën financiare të Davies ata u shperngulën nga Bank Street në Old Trafford. Një vit më vonë, më 1911, fituan përsëri kampionatin.

Epoka e Sir Matt Busby (1958-1969)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matt Busby u emërua tranjer i Manchester United në tetor të vitit 1945 dhe bëri një punë të pashembullt që lojtarët të realizonin detyrat e tyre. Qe një sukses i pabesueshëm kur klubi doli i dyti në kampionat më 1947 dhe fitoi Kupën e Anglisë më 1948. Busby adoptoi një strategji që favorizonte të rinjët. Në vitin 1956 United fitoi kampionatin me një skuadër mosha mesatare e të cilës ishte 22 vjet. Kjo strategji ishte thelbësore për suksesin e skuadrës në vitet që pasuan. Më 1957 ata morën përsëri kampionatin ndërsa humbën në finale të kupës nga Aston Villa. Klubi gjatë kësaj periudhe u bë i pari klub anglez që mori pjesë në Kupën e Europës.

Tragjedia e Mynihut (6 shkurtit 1958)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tragjedia e Mynihut ndodhi ndërsa skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje në Beograd kundër Crvena Zvezdas. Në këtë aksident ajëror humbën jetën 8 futbollistë dhe 5 pasagjerë të tjerë. Ndërsa Busby po merrte veten nga plagët e marra Jimmy Murphy mori drejtimin e skuadrës. United vazhdoi të luante me një ekip provizor me të cilin arriti të fitonte 2-1 në gjysëmfinale të Kupës së Europës edhe pse më pas do të eliminohej. Pavarësisht fatkeqesisë ata arritën në finale të Kupës së Anglisë, ku humbën nga Bolton Wanderers.

Rindërtimi pas tragjedisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matt Busby filloi ta rindërtonte skuadrën në vitet 60-ta duke u mbështetur në lojtarë si Denis Law e Pat Crerand. Ata fituan Kupën e Anglisë në vitin 1963, Ligën e Anglisë në vitet 1965 dhe 1967 dhe Kupën e Europës në vitin 1968, duke u bërë njëkohësisht edhe skuadra e parë angleze që e arrinte këtë titull. Në këtë kohë Manchester United mbështetej në lojën e tre nga lojtarëve më të mirë të kohës, Denis Law, Bobby Charlton dhe George Best.

Në vitin 1969 Matt Busby dha dorëheqje nga posti i tranjerit të United dhe u zëvendësua nga Wilf McGuinness, lojtar i vjetër i United dhe tranjer i ekipit të të rinjëve.

Periudha 1969-1986

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht në këtë periudhë United u udhëheq nga trajnerë si Wilf McGuinness (1969-70), Frank o'Farrell (1970-71) e Tommy Docherty (1972-77). Docherty shpëtoi ekipin nga rënia nga kategoria më 1972, por më 1974 nuk mundi të bente asgjë sepse United ra një kategorine më poshtë, përkatësisht në Divizionin e Dytë. Por në përpjekjen e parë u rikthyen në Divizionin e Parë, dhe arritën deri në finale të Kupës së Anglisë më 1976 ku u mposhtën nga Southhampton F.C.

Megjithatë arritën të riktheheshin përsëri në finale më 1977, kur kësaj here mundën Liverpool FC. Paverësisht këtij suksesi Docherty u përjashtua pas finales pasi u morr vesh se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e fizioterapistit të skuadrës. Dave Sexton (1977-1981) zëvendesoi Docherty-n në verën e vitit 1977 dhe formoi një ekip më shumë defanziv. Ky stil loje nuk ishte shumë i pëlqyer nga tifozët të cilët ishin mësuar me ekipet ofensive të Docherty dhe Busby. Pasi nuk fitoi asnjë trofe Sexton u përjashtua më 1981 pavarësisht se i kishte fituar 7 ndeshjet e tij të fundit.

Sexton u zevendesua nga Ron Atkinson (1981-86) i cili menjëherë theu të gjitha rekordet britanike për shuma të paguara për futbollistë, duke blerë Brayn Robson nga West Bromwich Albion-i. Ai gjithashtu bleu disa lojtarë të tjerë si Jesper Olsen e Gordon Strachan. United fitoi Kupën e Anglisë më 1983 dhe më 1985. Ata ishin favoritët kryesorë për të fituar kampionatin më 1986 pasi kishin fituar 10 ndeshjet e para por pas muajit tetor loja e tyre u zbeh dhe ata përfunduan në vendin e katërt. Pasi titulli nuk po vinte Atkinson u pushua nga puna.

Epoka e Sir Alex Ferguson (1986 - 2013 )

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alex Ferguson erdhi nga Arbedeen FC për të zëvendësuar Atkinson dhe ekipi përfundoi në vendin e 11-të. Sezonin e ardhshëm ata dolën të katërtët dhe Brian McClair u bë i pari sulmues që shënonte 20 gola në sezon që prej George Best-it. Megjithatë Manchester United zhgënjeu në dy sezonat që pasuan dhe shumë lojtarë të lënë në hije nga Ferguson nuk arritën rezultatet e pritura nga tifozët. Kishte thashethëme se Fergusoni do të zëvendësohej në fillim te vitit 1990, por një fitore kundër Nottingham Forest në raundin e tretë të Kupës së Anglisë e më pas edhe fitorja në finale ndaj Crystal Palace ia siguroi vazhdimin e karrierës te United.

Manchester United fitoi UEFA Kupën e Fituesve të Kupave më 1991 duke mposhtur në finale fituesin e kupës spanjolle Barcelonën. Ndërsa më vonë fitoi edhe Superkupën e UEFA-së duke e mundur në finale Crevena Zvesdan. Në zhvillimet jashtë fushën, më 1991 klubi u listua në Bursën e Vlerësimit të Londrës me një vlerë prej 18 milionë GBP.

Ardhja e Eric Cantona-s, si dhe prania e lojtarëve tashmë të afirmuar si Gary Pallister, Denis Irwin dhe Paul Ince si dhe e talentëve të rinjë si Ryan Giggs ndihmuan që United ta finalizojnë sezonin 1992-93 si kampion, për herë të parë që prej vitit 1967.

Në sezonin 1994-95 Eric Cantona merr 8 muaj pezullim pas një ndërhyerje në stil të sporteve luftarake ndaj një tifozi të Crystal Palace gjatë një ndeshjeje. Në mungesë të tij United humb kampionatin dhe kupën. Pas shfaqjes në skenë të të ashtuquajturës Gjenerata e Vitit 92 që përfshinte lojtarë të rinjë si David Beckham, Garry Neville, Phil Nevile, Nicky Butt e Paul Scholes, United fitoj sërish dopietën duke u bërë skuadra e parë angleze që e fiton atë dy herë. Më 1997 Eric Cantona tërhiqet nga futbolli në moshën 30 vjeçare.

Sezoni 1998-99 qe sezoni më i mirë për United. Ata u bënë klubi i parë dhe i vetëm anglez që fitoi Ligën Angleze, Kupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve në të njejtin sezon.

United fitoi kampionatin në ndeshjen e fundit kur mundi Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1. Por fitimi i kampionatit qe vetëm pjesa e parë e tripletës, pjesë që u cilësua si më e thjeshta nga Alex Ferguson.

Në finale të FA Cup ata mundën Newcastle United 2-0 me gola të Teddy Sheringham dhe Paul Scholes.

Ne finalen e Ligës së Kampionëve Manchester United u ndesh me Bayern Munich, në një ndeshje të konsideruar si finalja më e madhe në historinë e këtij kompeticioni. Në minutën e gjashtë të ndeshjes bavarezët kaluan në avantazh me një gol të Mario Basler-it dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutat e fundit kur Teddy Sheringham barazoi në minutën e 90'35. Ndërsa në minutën 92'17 golin e fitores e shënoi Ole Gunnar Solskajer. Që të dy golat u shënuan nga goditje këndi të ekzekutuara nga David Beckham. Kjo finale e pabesueshme mbaroi në minutën e 93'35.

Tripleta ishte shtytësi kryesor që Alex Ferguson të nderohej me titullin e Kalorësit nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo fushatë e mrekullueshme përfundoi me fitimin e Kupës Interkontinentale, ku në finale, në Stadiumin Nacional të Tokios para 35.000 tifozëve, mposhtën kampionët amerikanolatin, brazilianët e Palmeiras, me një gol të Roy Keane në minutën e 35-të.

Manchester United fitoi kampionatin në sezonat 2000 dhe 2001. Ndërsa në garat europiane Ferguson adoptoi një taktikë më defansizve për ta bërë United më të vështirë për t'u mposhtur. Megjithatë kjo taktikë nuk qe shumë e sukseshme ngase pos që nuk po fitonte në Europë, United përfundoi në vendin e tretë në Angli gjatë sezonit 2002. Por ata iu rikthyen titujve duke fituar kampionatin në vitin 2003, por në verën e vitit 2003 David Beckham, një nga yjet e futbollit botëror, kaloi te Real Madridi. United sezonin në vijim ia nisi mirë por pas pezullimit tetë mujor të Rio Ferdinand-it për doping, sezoni u shkoi në avari. Megjithatë klubi fitoj Kupën e Anglisë duke mposhtur Millwall-in në finale.

Sezoni 2004-05 u karakterizua nga mungesa e golave edhepse Ruud Van Nistlrooy po shënonte regullisht. Ky sezon i gjeti ata në vendin e tretë dhe të mposhtur me penallti nga Arsenali në finale të Kupës së Anglisë. Jashtë fushës së lojës ngjarja kryesore qe blerja e klubit nga familja milionere amerikane Glazer, me në krye Malcolm Glazer.

Në sezonin 2005-06 mesfushori dhe kapiteni legjendar Roy Keane e la United për të firmosur me Celtic-un. Ndërsa klubi fitoj Kupën e Ligës Angleze, duke mposhtur në finale Wigan Athletic. Fundsezoni u karakterizua me largimin e Ruud Van Nistelrooy për tek Real Madrid-i.

Në sezonin 2006-07 Manchester United fitoi Kupën e Anglisë dhe kampionatin anglez duke dal para Chelsea FC që kishte dy sezona si kampion i Anglisë. Ndërsa në garat europiane u eliminuan nga AC Milan.

Në javën e fundit të sezonit 2007-08 Manchester United dhe Chelsea ishin në krye te klasifikimit të Premier Ligës me 84 pikë secili, duke bërë që kampionati të vendosej në javën e fundit. Pas barazimit të Chelsea-t me Bolton-in dhe fitores së United ndaj Wigan-it me rezultat 2-0, United u shpall kampion i Anglisë për të dytin vit radhazi. Këtë sezonë Manchester United fitoi edhe Ligën e Kampionëve duke mundur në finale Chelsea-n. Në finalen e zhvilluar në Moskë, më 21 maj 2008, Manchester United fitoi me penallti pasi koha e rregulltë kishte mbaruar 1-1 me golat e Cristiano Ronaldoose sic quheshe nga tifoze e united Big Mama

United e filloi sezonin 2008-2009 duke fituar Community Shield ndaj Portsmouth. Më 21 dhjetor 2008 Manchester United u shpall edhe kampion bote për klube duke mundur Liga de Quito 1-0 në Japoni. Dy muaj më pas United fitoi edhe Kupën e Ligës duke mundur me penallti Tottenham Hotspurs. Kur Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2008, Manchesteri United u bë klubi i parë anglez të ketë një lojtar të tillë në skuadër.

Më 16 maj 2009 pasi doli 0-0 me Arsenal fitoi për të tretën herë rresht Premier Ligën duke u bërë skuadra e vetme që arrinë ta fitoj titullin anglez tri vite me rradhë në dy raste të veçanta. Më 27 maj 2009 Manchester United luajti ne finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Romë ku humbi 2-0 nga kampionët spanjoll, FC Barcelona.

Sezoni 2009-2010 i kaloi me vetëm një trofe, atë të Kupës së Ligës. Ndërsa në sezonin 2010-2011 e rimorri përsëri titullin e kampionit të Anglisë për herë të 19-të duke u bërë kështu edhe ekipi më i sukseshëm në Angli. Poashtu, gjatë atij sezoni arritën edhe në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposhtën sërish nga Barcelona, kësaj radhe me rezultat 3-1. Një nga pikat e larta të sezonit ishte sulmuesi meksikan, Javier Hernandez, i cili që në sezonin e tij të parë u shpërblye me titullin e lojtarit më të mirë në Manchester United nga tifozët e klubit. Më 5 qershor 2012 Manchester United arriti marrëveshje me Borussia Dortmund për transferimin e Japonezit Shinji Kagawa për 16 milion euro.

Redaktuar më 3 shtator 2022[1][2]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Spanja Pt David de Gea
2 Suedia Mb Victor Lindelöf
4 Anglia Mb Phil Jones
5 Anglia Mb Harry Maguire (Kapiten)[3]
6 Argjentina Mb Lisandro Martínez
7 Portugalia Sm Cristiano Ronaldo
8 Portugalia Mf Bruno Fernandes (zëv-kapiten)
9 Franca Sm Anthony Martial
10 Anglia Sm Marcus Rashford
11 Anglia Sm Mason Greenwood
12 Holanda Mb Tyrell Malacia
14 Danimarka Mf Christian Eriksen
17 Brazil Mf Fred
18 Brazil Mf Casemiro
19 Franca Mb Raphaël Varane
20 Portugalia Mb Diogo Dalot
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
21 Brazil Sm Antony
22 Anglia Pt Tom Heaton
23 Anglia Mb Luke Shaw
25 Anglia Sm Jadon Sancho
28 Uruguaji Sm Facundo Pellistri
29 Anglia Mb Aaron Wan-Bissaka
31 Sllovakia Pt Martin Dúbravka (në huazim nga Newcastle United)
33 Anglia Mb Brandon Williams
34 Holanda Mf Donny van de Beek
36 Suedia Sm Anthony Elanga
38 Anglia Mb Axel Tuanzebe
39 Skocia Mf Scott McTominay
43 Anglia Mb Teden Mengi
47 Anglia Sm Shola Shoretire
49 Argjentina Sm Alejandro Garnacho
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
3 Stampa:Country data Ivory Coast Mb Eric Bailly (at Marseille until 30 June 2023)[4]
16 Stampa:Country data Ivory Coast Sm Amad Diallo (at Sunderland until 30 June 2023)[5]
26 Anglia Pt Dean Henderson (at Nottingham Forest until 30 June 2023)[6]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
27 Brazil Mb Alex Telles (at Sevilla until 30 June 2023)[7]
46 Tunizia Mf Hannibal Mejbri (at Birmingham City until 30 June 2023)[8]
74 Spanja Mb Álvaro Fernández (at Preston North End until 30 June 2023)[9]


Old Trafford

Stadiumi Old Trafford i njohur gjithashtu edhe si Teatri i Ëndrrave, epitet ky i dhënë nga Sir Bobby Charlton, ndodhet në Trafford, Great Manchester dhe ka qenë stadiumi i Manchester United që nga viti 1910, me përjashtim të një periudhe pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të bombardimit të vitit 1941. Gjatë asaj periudhe deri në vitin 1949, United ndau të njejtin stadion, Main Road, me rivalët e qytetit Manchester City. Stadiumi ka 75.957 vende dhe një shikueshmëri mesatare për ndeshje përmbi 75.000 tifozë.

  • Divizioni i Parë (Division One) (deri më 1992) dhe Premier Liga (Premier League): 19 herë

, 1910–11, 1951–52, 1955–56, 1956–57, 1964–65, 1966–67, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2010–11, 2012-2013.

  • Divizioni i Dytë (Division Two): 2 herë
    • 1935–36, 1974–75
  • Kupa e Anglisë (FA Cup): 11 herë
    • 1908–09, 1947–48, 1962–63, 1976–77, 1982–83, 1984–85, 1989–90, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04
  • Kupa e Ligës (Football League Cup): 4 herë
    • 1991–92, 2005–06, 2008–09, 2009–10
  • Superkupa e Anglisë (FA Community Shield/FA Charity Shield): 18 herë (14 vetanak, 4 të ndara)
    • 1908, 1911, 1952, 1956, 1957, 1965*, 1967*, 1977*, 1983, 1990*, 1993, 1994, 1996, 1997, 2003, 2007, 2008, 2010 (* të ndara)
  • Liga e Kampionëve (European Cup/UEFA Champions League): 3 herë
    • 1967–68, 1998–99, 2007–08
  • Kupa e Fituesve të Kupave (UEFA Cup Winners' Cup): 1 herë
    • 1990–91
  • Superkupa e UEFA-së (UEFA Super Cup): 1 herë
    • 1991
  • Kupa Interkontinentale (Intercontinental Cup): 1 herë
    • 1999
  • Kupa e Botës për Klube (FIFA Club World Cup): 1 herë
    • 2008

Lojtarët me më së shumti paraqitje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëm paraqitjet në gara kompetitive. Paraqitjet si zëvendësues (në kllapa) janë të përfshira në total.

Emri Vitet Liga Kupa e Anglisë Kupa e Ligës Europë Të Tjera Totali
1 Uellsi Ryan Giggs 1991–present 613 (90) 068 0(10) 037 0(6) 140 (20) 018 0(3) 876 (129)
2 Anglia Bobby Charlton 1956–1973 606 0(2) 078 0(0) 024 0(0) 045 0(0) 05 0(0) 758 0(2)
3 Anglia Bill Foulkes 1952–1970 566 0(3) 061 0(0) 03 0(0) 052 0(0) 06 0(0) 688 0(3)
4 Anglia Paul Scholes 1994–2011 466 (84) 044 (14) 021 0(7) 130 (18) 015 0(1) 676 (124)
5 Anglia Gary Neville 1992–2011 400 (21) 047 0(3) 025 0(2) 117 0(8) 013 0(2) 602 0(36)
6 Anglia Alex Stepney 1966–1978 433 0(0) 044 0(0) 035 0(0) 023 0(0) 04 0(0) 539 0(0)
7 Republika e Irlandës Tony Dunne 1960–1973 414 0(0) 055 0(1) 021 0(0) 040 0(0) 05 0(0) 535 0(1)
8 Republika e Irlandës Denis Irwin 1990–2002 368 (12) 043 0(1) 031 0(3) 075 0(2) 012 0(0) 529 0(18)
9 Anglia Joe Spence 1919–1933 481 0(0) 029 0(0) 00 0(0) 00 0(0) 00 0(0) 510 0(0)
10 Skocia Arthur Albiston 1974–1988 379 (15) 036 0(0) 040 0(2) 027 0(1) 03 0(0) 485 0(18)

Lojtarët me më së shumti gola

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëm golat në ndeshje kompetitive. Paraqitjet (në kllapa).

Emri Vitet Liga Kupa e Anglisë Kupa e Ligës Europë Të tjera Totali
1 Anglia Bobby Charlton 1956–1973 199 (606) 019 0(78) 07 0(24) 022 0(45) 02 0(5) 249 (758)
2 Skocia Denis Law 1962–1973 171 (309) 034 0(46) 03 0(11) 028 0(33) 01 0(5) 237 (404)
3 Anglia Jack Rowley 1937–1955 182 (380) 026 0(42) 00 0(0) 00 0(0) 03 0(2) 211 (424)
4= Anglia Dennis Viollet 1952–1962 159 (259) 05 0(18) 01 0(2) 013 0(12) 01 0(2) 179 (293)
4= Irlanda Veriore George Best 1963–1974 137 (361) 021 0(46) 09 0(25) 011 0(34) 01 0(4) 179 (470)
6 Anglia Joe Spence 1919–1933 158 (481) 010 0(29) 00 0(0) 00 0(0) 00 0(0) 168 (510)
7 Uellsi Mark Hughes 1983–1986
1988–1995
120 (345) 017 0(46) 016 0(38) 09 0(33) 01 0(5) 163 (467)
8 Uellsi Ryan Giggs 1991–present 110 (613) 011 0(68) 09 0(37) 028 (140) 01 0(18) 159 (876)
9= Holanda Ruud van Nistelrooy 2001–2006 095 (150) 014 0(14) 02 0(6) 038 0(47) 01 0(2) 150 (219)
9= Anglia Paul Scholes 1994–2011 102 (466) 013 0(44) 09 0(21) 026 (130) 00 0(15) 150 (676)
  1. ^ "Man Utd First Team Squad & Player Profiles" [Ekipi i parë i Man Utd & profilet e lojtarëve]. ManUtd.com. Manchester United. Marrë më 6 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Tuck, James (10 gusht 2018). "United reveal squad numbers for 2018/19" [United zbulon numrat e ekipit për 2018/19]. ManUtd.com. Manchester United. Marrë më 10 gusht 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sam Carney (17 janar 2020). "Maguire to be new United captain" [Maguire do të jetë kapiteni i ri i United]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 17 janar 2020.
  4. ^ "Transfer news: Bailly secures loan move". ManUtd.com. Manchester United. 24 gusht 2022. Marrë më 24 gusht 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Transfer news: Amad seals loan move". ManUtd.com. Manchester United. 31 gusht 2022. Marrë më 31 gusht 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Henderson completes season–long loan move". ManUtd.com. Manchester United. 2 korrik 2022. Marrë më 2 korrik 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Transfer news: Telles agrees loan move". ManUtd.com. Manchester United. 4 gusht 2022. Marrë më 4 gusht 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Hannibal loaned to Championship club". ManUtd.com. Manchester United. 29 gusht 2022. Marrë më 29 gusht 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Fernandez signs new deal before loan move". ManUtd.com. Manchester United. 26 korrik 2022. Marrë më 26 korrik 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)