Karolina e Jugut
Karolina e Jugut | |
---|---|
Shteti i Karolinës së Jugut | |
Nofka(t): The Palmetto State (Shteti i palmave) | |
Parimet: Dum spiro spero* (Latinisht, 'Ndërsa marr frymë, shpresoj') Animis opibusque parati† (Latinisht, 'Përgatitur në mendje dhe burime') | |
Himni: "Carolina"; "South Carolina On My Mind" | |
Vendi | Shtetet e Bashkuara |
Para shtetësisë | Provinca e Karolinës së Jugut |
U pranua në Bashkim | May 23, 1788 (8th) |
Kryeqyteti | Columbia |
Qyteti më i madh | Charleston[1] |
Metroja më e madhe dhe zonat urbane | Greenville (kombinuar dhe metro) Kolumbia (urban) |
Qeveria | |
• Guvernatori | Henry McMaster (R) |
• Guvernatori toger | Pamela Evette (R) |
Legjislatura | Asambleja e Përgjithshme |
• Dhoma e sipërme | Senati |
• Dhoma e ulët | Dhoma e Përfaqësuesve |
Senatorët amerikan | Lindsey Graham (R) Tim Scott (R) |
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA | 6 Republikanë 1 Demokrat (lista) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 32.020[2] sq mi (82.932 km2) |
• Sipërfaqe tokësore | 30.109 sq mi (77.982 km2) |
• Sipërfaqe ujore | 1.911 sq mi (4.949 km2) 6% |
Sipërfaqja vendi | 40-të |
Dimensionet | |
• Gjatësia | 260 mi (420 km) |
• Gjerësia | 200 mi (320 km) |
Lartësia mbidetare | 350 ft (110 m) |
Lartësia më e lartë | 3.560 ft (1.085 m) |
Lartësia më e ulët (Atlantic Ocean[3]) | 0 ft (0 m) |
Popullsia (2020) | |
• Gjithsej | 5.124.712[4] |
• Vendi | 23rd |
• Dendësia | 157/sq mi (60,6/km2) |
• Dendësia vendi | 19-të |
• Të ardhurat mesatare shtëpiake | $50.570[5] |
• Të ardhurat vendi | 41-të |
Emri i banorëve | South Carolinian |
Gjuha | |
• Gjuha zyrtare | Anglish |
Zona kohore | UTC−05:00 (Lindore) |
• Verës (DST) | UTC−04:00 (EDT) |
Shkurtesa USPS | SC |
Kodi ISO 3166 | US-SC |
Shkurtesa tradicionale | S.C. |
Gjerësia gjeografike | 32°2′ N to 35°13′ N |
Gjatësia gjeografike | 78°32′ W to 83°21′ W |
Faqja zyrtare | sc |
Karolina e Jugut (anglisht: South Carolina; /ˌkærəˈlaɪnə/) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në juglindje të vendit. Kryeqytet i saj është Kolumbia, ndërsa qyteti më i madh është Charleston.
Fillimisht pjesë e Provincës së Karolinës, Provinca e Karolinës së Jugut ishte i pari nga Trembëdhjetë Kolonitë që shpalli pavarësinë nga Kurora Britanike gjatë Revolucionit Amerikan. Kolonisë iu dha emëri nga Mbreti Charles II i Anglisë në nderim të babait të tij, Charles I (Charles në latinisht është Carolus). Karolina e Jugur ishte shteti i 8-të që ratifikoi Kushtetutën Amerikane më 23 maj 1788 dhe i pari që ratifikoi Nenet e Konfederatës. Karolina e Jugut më vonë u bë shteti i parë për të votuar për shkëputje nga Bashkimi më 20 dhjetor 1860. Ajo u ripranuar në Shtetet e Bashkuara më 9 korrik 1868.
Karolina e Jugut është shteti i 40-të për nga sipërfaqja dhe i 24-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Karolina e Jugut përbëhet nga 46 qarqe.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karolina e Jugut kufizohet në veri nga Karolina e Veriut, në jug dhe në perëndim nga Xhorxhia, nëpërmjet lumit Savannah, dhe në lindje nga Oqeani Atlantik. Kryeqytet i Karolinës së Veriut është Kolumbia, ndërsa qyteti më i madh është Charleston. Qytete të tjerë të mëdhenj janë: North Charleston, Greenville, Spartanburg.
Karolina e Jugut është i përbërë nga pesë zona gjeografike, kufijtë e të cilave janë afërsisht paralel me bregdetin e Atlantikut. Në pjesën juglindore të shtetit është Ultësira Bregdetare, e cila mund të ndahen në Ultësirën e jashtme dhe Ultësirën e brendshme Bregdetare. Nga veriu në jug bregdeti është i ndarë në tri zona të veçanta, Bregu i Madh, Grykëderdhja e Lumit Santee, dhe Ishujt e Detit. Më tej në brendësi janë, Kodrat e Rërës (Sandhills), që janë duna të lashta rëre të mbetura që nga koha kur aty ishte bregdeti i Karolinës së Jugut miliona vite më parë. Zona e tretë është Vija e Rënies, e cila shënon kufirin e lumenjve të lundrueshëm, që rrjedhin përgjatë kufirit të Kodrave të Rërës. Piedmonti, që ka kodrina dhe baltë të kuqe. Në qoshen veriperëndimore të shtetit janë Malet Blue Ridge, rajoni më i vogël gjeografik në shtet.
Vija bregdetare e shtetit përbëhet nga shumë këneta të kripura dhe laguna, si dhe nga porte natyrorë si Georgetown dhe Charleston. Një tipar i pazakontë i fushës bregdetare është një numër i madh i gjireve të Karolinës, origjina e të cilave është e paqartë. Gjiret priren të jenë ovale, të rreshtuar në një orientim veriperëndim-juglindje. Terreni është i sheshtë dhe toka është e përbërë tërësisht nga sedimente të tilla si rërë, baltë dhe gurë. Zonat me kullim më të mirë kanë toka bujqësore të shkëlqyera, megjithëse disa toka janë moçalore. Zonat natyrore të bregdetit janë pjesë e rajonit ekologjik pyjor bregdetar të Atlantikut të Mesëm.
Në perëndim të bregdetit është rajoni i Kodrave të Rërës. Kodrat e Rërës janë mbetjet e dunave bregdetare nga një kohë kur toka ishte e mbuluar nga oqeani.
Rajoni i Piedmontit (Shteti i Sipërm) përmban rrënjët e një zinxhiri të lashtë malor. Ai është përgjithësisht kodrinor, me një shtresë të hollë balte të kuqe të fortë, dhe ka fare pak fusha të përshtatshme për bujqësi. Pjesa më e madhe e Piedmontit dikur ishte kultivuar, me pak sukses. Ajo është ripyllëzuar tani. Këto pyje janë pjesë e rajonit ekologjik të pyjeve të përziera Juglindore. Në kufirin juglindor të Piedmontit ndodhet Vija e Rënies, ku lumenjtë bien në fushën bregdetare. Vija e Rënies ishte një burim i rëndësishëm i hershëm i fuqisë ujore. Punishtet e ndërtuara për të shfrytëzuar këtë burim nxitën rritjen e disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin, Kolumbia. Lumenjtë më të mëdhenj janë të lundrueshëm deri në Vijën e Rënies, duke siguruar një rrugë tregtie për këto qytete.
Pjesa veriperëndimore e Piedmontit është i njohur edhe si ultësira rrëzë kodrave. Rruga Cherokee është një rrugë piktoreske në këtë zonë. Këtu ndodhet Parku Shtetëror Tryeza e Gurtë.
Rajoni Blue Ridge, që ndodhet në një lartësi më të madhe përmban një rrëpirë të maleve Blue Ridge, të cilat vazhdojnë në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, si pjesë e zinxhirit të Apalasheve jugore. Mali Sassafras, pika më e lartë Karolinës së Jugut (1.090 m) ndodhet në këtë zonë. Gjithashtu në këtë zonë ndodhet Parku Shtetëror i Kokës së Qezarit. Mjedisi këtu është ai i rajonit ekologjik të pyjeve të Appalachian-Blue Ridge. Lumi Chattooga, që ndodhet në kufirin mes Karolinës së Jugut dhe Xhorxhias, për aktivitete turistike të lundrimit me lundërza.
Liqenet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karolina e Jugut ka disa liqene të mëdhenj qe mbulojnë mbi 1770 km2:
- Liqeni Marion
- Liqeni Strom Thurmond
- Liqeni Moultrie
- Liqeni Hartwell
- Liqeni Murray
- Liqeni Russell
- Liqeni Keowee
- Liqeni Wylie
- Liqeni Wateree
- Liqeni Greenwood
- Liqeni Jocassee
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karolina e Jugut ka një klimë të lagësht subtropikale, megjithëse zonat e larta në pjesën e sipërme të shtetit që quhet Upstate ose Upcountry kanë më pak karakteristika subtropikale sesa zonat në bregdetin Atlantik. Në verë, Karolina e Jugut është e nxehtë dhe e lagësht me temperatura të ditës që arrijnë mesatarisht 30-34 °C në shumicën e pjesës së poshtme të shtetit dhe gjatë natës mesatarisht 21-23 °C në bregdet dhe 19-23 °C në brendësi. Temperaturat e dimrit janë shumë më pak uniforme në Karolinën e Jugut. Zonat bregdetare të shtetit kanë dimra shumë të butë me temperatura të larta që i afrohen një mesatareje prej 16 °C dhe temperatura të ulëta ditore në 5-8 °C. N�� brendësi, temperstura mesatare më e ulët në janar është rreth 0 °C në Kolumbia dhe nën zero në Upstate. Ndërsa ssasia e reshjeve është e bollshme gjatë vitit pothuajse në tërë shtetin. Bregdeti tenton të ketë një verë pak me më shumë lagështirë, ndërsa në brendësi, marsi ka tendencë të jetë muaji më i lagësht dhe dimëri sezoni më i thatë, me nëntorin muajin më të thatë. Temperatura më e lartë e regjistruar është 45 °C në Johnston dhe Kolumbia më 29 qershor 2012 dhe temperatura më e ulët është regjistruar -28 °C në Caesars Head më 21 janar 1985.
Dëbora në Karolinën e Jugut është disi e pazakontë në shumicën e shtetit, ndërsa në zonat bregdetare bie më pak se 2,5 cm në vit mesatarisht. Nuk është e pazakontë për zonat përgjatë bregdetit (sidomos bregdetin jugor) që të mos kenë dëborë fare gjatë vitit. Në brendësi bie pak më shumë dëborë, megjithatë askund në shtet nuk bie më shumë se 30 cm dëborë mesatarisht në vit. Malet e Karolinës së Jugut veriperëndimore kanë tendencë të kenë dëborë më të konsiderueshme. Shiu i ngrirë dhe akulli kanë tendencë të jenë më të zakonshme se bora. Urat rrugore në Karolinën e Jugut kanë tabela paralajmëruese "Ura ngrin para se të ngrijë rruga".
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike të Shteteve të Bashkuara prodhimi i përgjithshëm bruto i Karolinës së Jugut në vitin 2007 ishte 153 miliard dollarë. Industria në Karolinën e Jugut përfshin prodhimet tekstile, kimike, letrën, makineri, automobilët, pjesët ndërrimit për automjete, dhe turizmin. Bujqësia dhe blegtoria përfshin duhanin, pulat, gjedhet, derrat dhe prodhimet e qumështit.
Shumë korporata të mëdha janë zhvendosur në Karolinën e Jugut. DOMTAR, që ndodhet në Rock Hill është e vetmja kompani ndër 500 më të mëdhatë në SHBA me qendër në Karolinën e Jugut. SCANA, Sonoco Products dhe ScanSource janë ndër 1000 kompanitë më të mëdha në SHBA, me qendër në Karolinën e Jugut.
Karolina e Jugut gjithashtu ka përfituar nga investimet e huaja. Ka 1.950 kompani të huaja që veprojnë në Karolinën e Jugut duke punësuar pothuajse 135.000 punonjës, midis të cilave BMW, Michelin, Siemens etj.. Investimet e Huaja Direkte (IHD) sollën 1,06 miliard dollarë për ekonominë e shtetit në vitin 2010. Që nga viti 1994, BMW ka pasur një uzinë prodhimi në Spartanburg.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Population of Cities in South Carolina" (në anglisht). World Population Review. 2019. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2019. Marrë më 6 gusht 2019.
- ^ "United States Summary: 2000" (PDF) (në anglisht). Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara. 2000. fq. Table 17. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 3 dhjetor 2017. Marrë më 20 janar 2012.
- ^ a b "Elevations and Distances in the United States" (në anglisht). Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. 2001. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 24 tetor 2011.
- ^ Bureau, US Census (26 prill 2021). "2020 Census Apportionment Results". Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). Marrë më 27 prill 2021.
- ^ "Median Annual Household Income". The Henry J. Kaiser Family Foundation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 9 dhjetor 2016.
Ky artikull nga Shtetet e Bashkuara është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |