“Shëndeti i internetit dhe jetës internetore është arsyeja e ekzistencës tonë.”
Mitchell Baker, Drejtoreshë Ekzekutive e Bordit, Mozilla Foundation
Mozilla krijon produkte që respektojnë privatësinë
-
Shfletim privat & i sigurt
-
Artikujt më intrigues në internet
-
Zbuloni shqyrtime të rreme blerjesh
-
Fshihuni atyre që dërgojnë mesazhe të padëshiruar numrin tuaj të telefoni dhe email-in tuaj
-
Një VPN të cilës mund t’i zini besë
-
Mbroni të dhënat tuaja private nga tregtarët e të dhënave
“Mozilla vë bast për t’i treguar botës se ka një mundësi biznesi për t’u krijuar me IA të besueshme. Kjo përfshin vënien e gjërave të tilla si të drejtat e njeriut, mbrojtja e të dhënave dhe transparenca në zemër të mënyrës se si funksionojnë këto sisteme komplekse.”
Politico
Ejani me ne në formim IA-je të besueshme
Puna e Mozilla-s me IA s���është ndonjë gjë e re—kemi shpenzuar vite duke financuar, ndërtuar dhe ngritur zërin për IA që është e hapët, e paanshme dhe e zhvilluar me përgjegjësi. Vëmendja jonë është në krijim IA-je që u shërben njerëzve, i jep përparësi tejdukshmërisë dhe përkrah të mirën publike, jo plane korporatash.
Lexoni më tepërAtëherë, ç’është Mozilla?
At its core, Mozilla is an activist organization led by the Mozilla Foundation that makes change in the world through a variety of ventures including Mozilla Corporation, MZLA, Mozilla Ventures and Mozilla AI. How are we different? Because we’re mission-driven, it means we have the freedom to make all of our decisions based on what’s best for the internet and for everyone online, not based on the demands of shareholders — we don’t actually have any of those.
Mësoni rreth Mozilla FoundationDhuroni që sot për Mozilla Foundation, për të garantuar se interneti mbetet i hapët dhe i përdorshëm nga kushdo.
Bëhuni pjesë e ndeshjes për një internet të shëndetshëm
Zëri juaj. Kodi juaj. Idetë tuaja. Ka me mijëra rrugë se si të jepni ndihmesë te Mozilla.
Dilni vullnetar për Mozilla-nHera që dhamë kodin tonë burim…
Projekti Mozilla u themeluar në San Francisco më 1998-n, kur shfletuesi Netscape mori vendimin radikal t’i japë publikut kodin e programit të vet, për ta përdorur për krijim dhe përmirësuar. Në atë kohë, një shoqëri kishte praktikisht monopolin mbi punimin e njerëzve me internetin.
Përfundimisht, projekti me burim të hapët Mozilla u shndërrua në versionin e parë shumë popullor të Firefox-it.
Sot Mozilla vazhdon lëvizjen e vet drejt një interneti më të mirë me miliona anëtarë të bashkësisë aktive shtrirë në krejt rruzullin, që mbështesin një industri teknologjike etike, IA të besueshme dhe prodhimin e produkteve që vënë privatësinë së pari, që u japin më tepër fuqi njerëzve.