Ali Demi
Ali Demi | |
---|---|
U lind në | Ali Ahmet Demi 18 janar 1918 |
Vdiq | 19 dhjetor 1943 (25 vjet) |
Shkaku i vdekjes | U vra nga Balli Kombëtar |
Vendi i prehjes | Varrezat e Dëshmorëve të Kombit |
Partia politike | PKSH |
Kundërshtari/ët | PFSH, Balli Kombëtar |
Familja | Familja Demi |
Çmimet | Hero i Popullit |
Karriera ushtarake | |
Në aleancë me | LANÇ |
Shërbimi/ | Çermenika Battalion |
Vite shërbimi | 1943 |
Grada | Komisar |
Ali Demi (Filati, 28 janar 1918 - Vlorë, 20 dhjetor 1943) ka qenë veprimtar i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare gjatë rezistencës shqiptare dhe anëtar i njësitit gueril të Tiranës. U shpall nga regjimi komunist "Hero i Popullit", një lagje në Tiranë u emërtua në nder të tij.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka lindur në Filiates të Çamërisë. Ndoqi shkollën në Gjirokastër dhe në Tiranë.[1] Më vonë Ali Demi studioi në Lyceum, në Tiranë, Shqipëri dhe në vitin 1939 mori pjesë në demonstratat antifashiste. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ai u dënua me vdekje nga forcat italiane, por arriti të arratisej dhe u bashkua me forcat partizane. Në vitin 1943 vritet në një betejë kundër forcave gjermane në fshatin Kaninë, afër Vlorës.[2][3]
Në maj të vitit 1944, Ushtria Popullore Çlirimtare Greke formoi dhe emëroi për nder të tij një njësi të përzier greke dhe çame, Batallioni IV "Ali Demi" i regjimentit të 15-të.[4]
Rruga Ali Demi dhe Ali Demi (lagje) në Tiranë, janë emëruar me emrin e tij.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 101. ISBN 9781780764313.
- ^ Zane, Hyqmet. "Ali Demi, i vetmi Hero i Popullit i Çamërisë". sot.com.al. Marrë më 2022-01-21.
- ^ Rama, Luan. "Ali Demi, muajt e fundit të jetës së një heroi (FOTO)". www.gazeta-shqip.com. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2022. Marrë më 2022-01-21.
- ^ "...në maj të vitit 1944, një batalion i përzier i minoritetit çam që u formua në kuadër të njësive luftarake të ELAS-it nën komandën e regjimentit të 15-të në fshatin Kastanjë, u quajt “Ali Demi” dhe përbëhej në kohën e formimit të tij 460 vetë. .." Kretsi, Georgia: Verfolgung und Gedächtnis in Albanien: Eine Analyse postsozialistischer Erinnerungsstrategien, ISBN 3-447-05544-8