Jump to content

E drejta penale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


E drejta penale, e njohur edhe si e drejta kriminale, përfshinë në sistemin juridik te një shteti ato norma juridike, përmes se cilave ndalohen veprime te caktuara dhe te cilat kane dënime (sanksione) te caktuara si pasoje. Si synim i se drejtës penale vlen para se gjithash mbrojtja e te mirave juridike te caktuara si p.sh. jeta dhe prona, si dhe sigura dhe integriteti i shtetit dhe vlerat elementare te jetës shoqërore. Dënime te mundshme, por te cilat nuk praktikohen në te gjitha shtetet, janë ndër te tjera dënimi me gjobe (para), dënimime heqje lirie, dënimi trupor dhe si formame e rende e dënimit ajo me vdekje.

E drejta penale është në shumicën e shteteve në kodin penal dhe ligjet përkatëse e definuar. Pjesë e se drejtës penale janë para se gjithash normat, me ane te te cilave përcaktohen veprimet e ndaluara dhe specifikat e tyre, llojet dhe përmasat e masave ndëshkuese te cilat janë te ndërlidhura me to, si dhe implementimi i se drejtës penale nga institucionet dhe mënyra e punës se tyre. Në lidhje me ketë aspekt, te dënimeve te lejuara, te vlerësimit te qëllimit te dënimit, llojit dhe përmasave te bazave ligjore si dhe klasifikimin e se drejtës penale në sistemin juridik ka dallime substanciale në mes te sistemeve juridike te shteteve te ndryshme, te cilat janë objekt studimi i shkencës juridike krahasimore.

Pjesa e përgjithshme me Autor Dr. Shefqet Muçi. Botimet Dudaj Universitare, viti i botimit 2007. Faqet e librit 380.