Empiricizmi
Empiricizmi, për dallim nga racionalizmi, dyshon në aftësitë e arsyes për të dhënë dituri rreth botës, duke preferuar të bazojë çdo njohuri që kemi në shqisat. Kjo teori daton në kohën e konceptit tabula rasa (tabelë e pashkruar), e nënkuptuar në veprën e Aristotelit Mbi Shpirtin, të përshkruar qartësisht në Libri i Shërimit nga Avicenna, dhe të demonstruar në Hayy ibn Yaqdhan nga Ibn Tufail si eksperiment i menduar. John Locke shqyrtoi pikëpamjen klasike empiriciste në An Essay Concerning Human Understanding (Një Ese në Lidhje me Kuptimin Njerëzor) më 1689, duke zhvilluar një formë të naturalizmit dhe empiricizmit në principe thuajse shkencore (dhe Njutoniane).
Gjatë kësaj periudhe, idetë fetare luajtën rol të përzier në mundimet që preokupuan filozofinë shekullare. George Berkeley dha kundërargumente të famshme idealiste kundër principeve kyçe të Isaac Newtonit. Ky është një rast i një filozofi iluminist i cili bazohej substancialisht në ide fetare. Mendimtarë të tjerë fetarë me ndikim të kohës përfshijnë Blaise Pascal, Joseph Butler, Thomas Reid, dhe Jonathan Edwards. Shkrimtarë të tjerë kryesorë, si Jean-Jacques Rousseau dhe Edmund Burke, morën një rrugë tjetër. Intereset e ndaluara të shumë filozofëve të asaj kohe i paraprinë ndarjes dhe specializimit të fushave të tjera të filozofisë që do të merrnin formë në shekullin XX.