Jump to content

Gregori I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Papa Gregori I

Doktor kishe
Vitlindja
rr. 540
Data e vdekjes
Emri sekular
Gregor
Emri fetar
Shën Gregori
Zgjedhja papë
Pararendësi
Pasardhësi
Dita përkujtimore
Shenjtërimi
Shenjat
libri, pëllumbi, tiara
Shenjt mbrojtës i
shkollës kishtare, dijetarëve, mësuesve, nxënësve, këngëtarëve, muzikantëve,muratorëve, minatorëve,

Papa Gregori I ose Gregori i Madh (rr. 540 - 12 mars 604) ishte pape i kishes katolike nga 3 shtatori i vitit 590 gjer ne vdekjen e tij. Ai është i njohur edhe si Gregorius Dialogus (Gregori dialogist) ne kishen ortodokse për shkak te dialogeve qe shkroi. Ne kishen katolike është shenjt dhe doktor kishe. Mbahet mbi te gjitha si nder papet me te rendesishem, dhe është doktori kishtar me i riu i lashtesise se vone latine.

Gregori lindi ne nje familje katolike te nderuar patricesh nga Anici ne vitin 540, pas vdekjes se te atit Gordianus, u zgjodh ne moshe te re prefekt i Romes, i cili ishte nderi me i madh qytetar i asaj kohe. Perpara se te merrte kete titull ai themeloi Urdhërin i Shën Benediktit. Nga viti 579 ai ishte perfaqesues i Papa Pelagiusit ne Konstandinopojë, ku ai ndenjti gjashte vjet, duke u njohur me Leandrin e Seviljes, vellai i Isidorit te Seviljes.

Gregori konsiderohet si mjeshtri i fundit prej katër mësuesve më të mëdhenj të kishës latine, pas Ambrosit, Jeronimit dhe Agostinit. Ai mësonte një përzierje të augustianizmit dhe të katolicizmit popullarizues, që ishte aktual në periudhën e hershme mesjetare. Ai e çoi më përpara doktrinën e purgatorit, duke e ngritur atë nga një mendim të mundshëm në dogmë. Ai besonte se shpirtrat mund të liroheshin nga purgatori nëpërmjet sakrificës së shumicës. Gregori i Madh e mbështeste besëtytninë e asaj kohe, siç ishte nderimi i relikteve. Ai e kritikoi peshkopin e Kostandinopojës për shkak të pretendimit të tij për titullin e patriarkut të përgjithshëm.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]