Jump to content

Maxwell Cabelino Andrade

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Maxwell

Maxwell me Paris Saint-Germain (2015)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMaxwell Scherrer Cabelino Andrade[1]
Datëlindja (1981-08-27) 27 gusht 1981 (43 vjeç)
VendlindjaCachoeiro de Itapemirim, Brazil
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001Cruzeiro27(2)
2001–2006Ajax114(9)
2006–2009Internazionale79(2)
2006Empoli (huazim)0(0)
2009–2012Barcelona57(1)
2012–2017Paris Saint-Germain145(12)
Gjithsej422(25)
Karriera ndërkombëtare
2004Brazil U236(0)
2013–2014Brazil10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Maxwell Scherrer Cabelino Andrade (lindur më 27 gusht 1981) është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si mbrojtës i majtë. Ai aktualisht është aktualisht i punësuar në rolin e ndihmësit të drejtorit sportiv te Paris Saint-Germain.

Maxwell e nisi karrierën e tij në Brazil me Cruzeiron, përpara se të kalonte në Evropë ku luajti me klube elitare si Ajaxi, Interi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, duke fituar trofe me të gjitha klubet. Me 37 tituj të fituaj në karrierë, Maxwell është një nga dhjetë futbollistët me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit.[3][4]

Maxwell luajti dhjetë ndeshje me kombëtaren braziliane, duke debutuar në vitin 2013. Ai ishte pjesë e ekipit në FIFA Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Cachoeiro de Itapemirim, Espírito Santo, Maxwell fitoi karrierën e tij te Cruzeiro. Performancat e mira me skuadrën braziliane bënë që ai të firmoste një kontratë pesë-vjeçare me Ajaxin në qershor 2001.[5] Ai erdhi në Evropë që në moshën 20 vjeçare. Që në sezonin e tij të parë, ai u bë një titullar i skuadrës hollandeze, e njohur për mundësitë që i jep talentëve në formacionin e parë. Maxwell luajti sezonin më të mirë të tij te klubi në sezonin 2003–04, duke humbur vetëm tre ndeshje në Eredivisie për shkak se ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke u shpallur Futbollisti Hollandez i Vitit. Ai pësoi një dëmtim serioz në prill 2005.[6] Pas ekzaminimit, u konfirmua se ai do të qëndronte jashtë fushave të lojës për plot tetë muaj. Pas kësaj, ai nuk luajti kurrë më me Ajaxin. Kjo gjë solli interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Gjatë periudhës së tij në Amsterdam, Maxwell fitoi dy Eredivize, dy Kupa KNVB dhe dy Superkupa Hollandeze.

Më 2 janar 2006, Maxwell ndërpreu kontratën e tij me Ajaxin para kohe me qëllim që t'i bashkohej Interit si lojtar i lirë.[7] Manjëherë pas mbërritjes në Milano, Maxwell u huazua te Empoli deri në përfundimit e sezonit pasi nuk kishte pasaportë evropiane.[8] Ai i'u bashkua ekipit sërisht në verën e vitit 2006 sëbashku me portierin Júlio César, i cili ishte huazuar te Chievo në një situatë të ngjashme ne Maxwell; të dy nuk luajtën asnjë ndeshje.

Në korrik 2006, Inter zyrtarisht njoftoi blerjen e Maxwell, i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare.[9]

Maxwell la mbresa në sezonin e tij të parë me Interin, më veçanërisht kundër ParmësSan Siro ku ai shënoi një supergol në trekendësh; ky gol u votua nga shikuesit e Inter Channel si goli i sezonit.[10]

Maxwell e nisi sezonin e ri 2007–08 duke u aktivizuar si mesfushor i majtë, pasi kishte luajtur si mbrojtës i majtë. Ai u zëvëndësua në këtë pozicion nga rumuni Cristian Chivu. Kjo rezulzoi një lëvizje e saktë pasi Maxwell u dallua me performancat e tij në rolin e tij dhe ndihmoi Interin të fitonte Scudetton sërisht.[11][12]

sezonin 2008–09, Maxwell pësoi një dëmtim serioz që do ta mbante atë jashtë fushe për gjashtë javë. Por ndeshjet e tjera pasi ai u rikthye në aksion, ai gjithmonë ishte në formacionin startues duke shfaqur atë formë të mirëqë kishte para se të pësonte dëmtimin. Ai shënoi golin e dytë për Interin më 14 dhjetor 2008 kundër Chievos, ku Zikaltrit fituan me rezultatin 4–2 me Maxwell që shënoi golin pas një assisti të bukur të Dejan Stanković.

Maxwell gjatë kohës së tij te Barcelona, 4 gusht 2009.

Më 15 korrik 2009, Barcelona dhe Interi njoftuan transferimin e Maxwellit në Camp Nou për 4.5 milion .[13] Dy ditë më pas, ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare dhe u prezantua zyrtarisht.[14] Maxwell bëri debutimin e tij me Barcelonën në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao; ekipi fitoi ndeshjen 3–1 dhe siguroi trofeun me rezultatin e përgjithshëm 5–1. Më 28 gusht, ai fitoi një tjetër trofe, Superkupën e Evropës, pasi Barcelona fitoi 1–0 në kohën shtesë kundër Shakhtar Donetsk. Maxwell filloi të luante si titullar i rregullt gjetë pjesës së dytë të sezonit, kjo edhe falë dëmtimit të Éric Abidal, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin.

Më 29 korrik 2010, Maxwell shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–2 në miqësoren kundër Vålerenga Fotball. Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri, ai asistoi golin e Zlatan Ibrahimović në humbjen 3–1 kundër Seviljes në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.[15] Goli i tij i parë zyrtar me ekipin erdhi më 26 tetor në fitoren 2–0 në transfertë kundër Cuetas në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Kupës së Mbretit. Maxwell u aktivizua në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2010–11.

Maxwell e nisi sezonin 2011–12 me fitimin e 2011 Supercopa de España kundër Real Madrid, ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Më 26 gusht 2011, Maxwell fitoi Superkupën e Europës pasi Barcelona fitoi 2–0 me Porton.[16] Ky sezon nuk do të ishte më i miri për të pasi ai luajti gjithsej vetëm 666 minuta në të gjitha kompedicionet. Golin e vetëm e shënoi në fitoren 0–4 kundër katarasve të Al-Sadd më 14 dhjetor 2011 në gjysmë–finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube. Më vonë Barcelona triumfoi në këtë kompedicion duke mundur Santos në finale me rezultatin 0–4.[17] Ai më pas u largua në merkaton e dimrit nga Barcelona duke e mbyllur karrierën e tij me katalanasit me 89 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet dhe vetëm dy gola të shënuara.

Paris Saint-Germain

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 janar 2012, Maxwell firmosi një kontratë tre-vjeçare me francezët e Paris Saint-Germain pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Klubi francez pagoi 3.5 milion për lojtarin.[18] Ai u bashkua sërisht me shokun e tij të ngushtë Zlatan Ibrahimović pasi kishin luajtur sëbashku me AFC Ajax, Inter dhe Barcelona.

Maxwell debutoi me fanellën e Paris Saint-Germain në një ndeshje kundër Toulouse vetëm disa ditë pasi kishte mbërritur në Paris; ndeshja u mbyll me fitoren 3–1. Më 6 maj 2012, ai shënoi golin e parë me klubin në një fitore 4–3 kundër ValenciennesLigue 1. Pas një fillimi të vështirë, ai u vendos në anën e majtë të mbrojtjes në formacion, për tu bërë një titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Më 12 maj 2013, Maxwell dhe Paris Saint-Germain fituan Ligue 1. Ky ishte kampionati i katërt që ai kishte fituar pas atyre në Holandë, Itali dhe Spanjë. Më 6 gusht, ai fitoi edhe Superkupën e Francës pas fitores 2–1 të PSG-së kundër Bordeaux.[19] Tre ditë më pas, Maxwell regjistroi golin e parë të sezonit të ri në barazimin 1–1 kundër Montpellier. Gjatë sezonit 2013–14, ai u ndesh me konkurencën e francezit Lucas Digne për krahun e majtë të mbrojtjes, me trajnerin Laurent Blanc i cili i besoi më shumë brazilianit.

Më 28 shkurt 2014, Maxwell rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2015.[20] Dy ditë më pas, ai shënoi një nga dy golat e suksesit në derbi kundër MarsejësParc des Princes.[21]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxwell u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane në tetor 2004 për një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2006, por nuk arriti që të bëjë një debutim zyrtarë.[22]

Ai bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në moshën 31 vjeçare më 14 gusht 2013, duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen miqësore kundër Zvicrën.[23]

Më 7 maj 2014, Maxwell u ftua nga trajneri Luiz Felipe Scolari në listen me 23 lojtar për FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil.[24] Ai luajti vetëm një ndeshje gjatë turnamentit, në humbjen 3–0 kundër Holandës në ndeshjen për vendin e tretë; kjo ishte ndeshja e tij e fundit me ekipin kombëtar.[25]

Maxwell nuk u thirr trajneri i ri Dunga pas mbarimit të turnamentit, duke bërë që në tetor 2014 ai të njoftonte tërheqjen nga ekipi kombëtar.[26]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxwell ishte një mbrojtës i majtë teknik, i cili njihej për mentalitetin sulmues, inteligjencën, shkathtësinë dhe vazhdimësinë si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij. Ai ishte një mbrojtës elegant, i cili dallohej për kontrollin e topit dhe shpërndarjet e sakta.[27]

Maxwell kontribonte vazhdimisht në aksionet sulmuese të ekipit falë shpejtësisë dhe aftēsive të tij. Gjatë ndeshjeve, ai kryente inkursione në sulm nga krahu i majtë për të dalë në pozicione të mira për të dërguar krosime në zonën kundërshtare.[28]

Përveç se si mbrojtës i majtë, Maxwell mund të luante si anësor i majtë ose si mesfushor.[11][12] Jashtë fushe, ai njihej për karakterin e tij të ndrojtur. Pavarësisht kësaj, ai ishte një lojtar shumë i respektuar nga shokët e ekipit për shkak të personalitetit dhe natyrës së qetë, duke u konsideruar si një nga liderët në dhomat e zhveshjes.

Maxwell njihet të jetë një nga shokët më të ngushtë të Zlatan Ibrahimović; ata kanë luajtur bashkë me Ajaxin, Interin dhe Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. Ka disa anekdota rreth tij në autobiografinë e tij, Unë jam Zlatan.[29][30]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [31][32]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ajax 2001–02 Eredivisie 24 0 3 0 4[a] 0 31 0
2002–03 Eredivisie 30 4 2 0 12[b] 0 1[c] 0 45 4
2003–04 Eredivisie 31 2 1 0 8[b] 0 40 2
2004–05 Eredivisie 29 3 3 0 7[d] 1 1[c] 0 40 4
2005–06 Eredivisie 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 114 9 9 0 31 1 2 0 156 10
Internazionale 2006–07 Serie A 22 1 5 0 2[b] 0 0 0 29 1
2007–08 Serie A 32 0 4 0 7[b] 0 0 0 43 0
2008–09 Serie A 25 1 3 0 4[b] 0 1[e] 0 33 1
Gjithsej 79 2 12 0 13 0 1 0 105 2
Empoli (huazim) 2005–06 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Barcelona 2009–10 La Liga 25 0 3 0 7[b] 0 1[f] 0 36 0
2010–11 La Liga 25 0 7 1 7[b] 0 2[f] 0 41 1
2011–12 La Liga 7 0 1 0 3[b] 0 1[g] 1 13 1
Gjithsej 57 0 11 1 17 0 5 1 90 2
Paris Saint-Germain 2011–12 Ligue 1 14 1 1 0 0 0 0 0 15 1
2012–13 Ligue 1 33 2 3 0 2 0 10[b] 0 48 2
2013–14 Ligue 1 24 3 1 0 2 0 8[b] 0 1[h] 0 36 3
2014–15 Ligue 1 26 3 2 0 2 1 10[b] 0 0 0 40 4
2015–16 Ligue 1 28 3 4 0 0 0 9[b] 0 1[h] 0 42 3
2016–17 Ligue 1 20 0 5 0 3 0 4[b] 0 1[h] 0 33 0
Gjithsej 145 12 16 0 9 1 41 0 3 0 214 13
Gjithsej karriera 395 23 48 1 9 1 102 1 11 1 565 27
  1. ^ Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në Kupën UEFA
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b Ndeshje në Johan Cruijff Schaal
  4. ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje dhe një gol në Kupën UEFA
  5. ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
  6. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  7. ^ Ndeshje dhe gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
  8. ^ a b c Ndeshje në Trophée des Champions

Burimi: [33]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili
2013 7 0
2014 3 0
Gjithsej 10 0
Cruzeiro
Ajax
Internazionale
Barcelona
Paris Saint-Germain
  1. ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2019. Marrë më 28 mars 2014.
  2. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 15 tetor 2014.
  3. ^ Maria Strada (1 prill 2018). "«Dani Alves il calciatore più vincente di sempre», ma non è vero: in realtà non è (ancora) sul podio" (në italisht). La Corriere dello Sport.
  4. ^ "Giocatori con più trofei vinti: Messi insegue Dani Alves" (në italisht). Sky Sports. Marrë më 6 gusht 2024.
  5. ^ "Braziliaan Maxwell tekent contract bij Ajax" (në holandisht). AFC Ajax. 13 qershor 2001. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
  6. ^ "Maxwell maanden uit de roulatie" (në holandisht). AFC Ajax. 22 prill 2005. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
  7. ^ "Ajax and Maxwell dissolve contract" (në holandisht). AFC Ajax. 30 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
  8. ^ "Operazioni di mercato" (në italisht). Empoli F.C. 1 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 19 korrik 2008.
  9. ^ "DACOURT, MAICON, MAXWELL SIGN FOR INTER" [Dacourt, Maicon, Maxwell firmosin për Interin]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 12 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2011. Marrë më 19 korrik 2009.
  10. ^ "Gol di Maxwell Inter Parma 2007" (në italisht). You Tube. Marrë më 2 mars 2014.
  11. ^ a b "Maxwell: "So much quality in this Inter"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 16 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2018. Marrë më 20 tetor 2017.
  12. ^ a b Subhankar Mondal (16 korrik 2009). "Food For Thought: Maxwell To Barcelona - Hit Or Flop?" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 20 tetor 2017.
  13. ^ "Beginnings of an agreement with fullback Maxwell" (në anglisht). FC Barcelona. 15 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 19 korrik 2009.
  14. ^ "Maxwell delighted at Barça" (në anglisht). FC Barcelona. 17 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2009.
  15. ^ "Sevilla 3–1 Barcelona: Rojiblancos Blitz Blaugrana With Second-Half Super Cup Comeback" (në anglisht). Goal.com. 14 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2010. Marrë më 4 mars 2014.
  16. ^ "Barcelona 2 - 0 FC Porto" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2011. Marrë më 4 mars 2014.
  17. ^ "Barcelona win Fifa Club World Cup" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2011.
  18. ^ "Official: Paris Saint-Germain signs defender Maxwell from Barcelona" (në anglisht). Goal.com. 12 janar 2012. Marrë më 4 mars 2014.
  19. ^ "PSG 2 Bordeaux 1" (në anglisht). Goal.com. 3 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013.
  20. ^ "MAXWELL À PARIS JUSQU'EN 2015" (në frëngjisht). Paris Saint-Germain F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  21. ^ "PSG pa konkurrencë". Telegrafi.com. 2 mars 2014. Marrë më 4 mars 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  22. ^ "Maxwell niet in actie voor Brazilië" (në holandisht). AFC Ajax. 13 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 20 korrik 2009.
  23. ^ "Friendly: Switzerland 1 Brazil 0" (në anglisht). FourFourTwo. 14 gusht 2013. Marrë më 20 tetor 2017.
  24. ^ "Brazil reveal World Cup squad as Kaka, Robinho and Lucas Moura miss out" (në anglisht). Goal.com. 7 maj 2014.
  25. ^ "Brazil 0–3 Netherlands" (në anglisht). BBC Sport. 12 korrik 2014. Marrë më 13 korrik 2014.
  26. ^ "PSG's Maxwell gives up on more Brazil outings" (në anglisht). FourFourTwo. 8 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2017.
  27. ^ Andrea Elefante (15 tetor 2006). "Inter, debutta Maxwell" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  28. ^ Antonino Morici (18 shkurt 2008). "Inter, l'unico dubbio è Vieira" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  29. ^ Michael Cox (12 mars 2014). "Why Maxwell is the quiet hero of PSG's rousing trophy chase" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 19 tetor 2017.
  30. ^ Jonathan Johnson (26 maj 2017). "PSG fittingly can send club legend Maxwell out on top with cup triumph" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 19 tetor 2017.
  31. ^ "Maxwell" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 tetor 2017.
  32. ^ "Maxwell" (në anglisht). World Football. Marrë më 6 gusht 2024.
  33. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Maxwell" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]