Jump to content

Merkantilizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Merkantilizmi është një teori ekonomike, që është një formë e nacionalizmit ekonomik,[1] që në thelb thotë se prosperiteti i një shteti është në varësi të ofertës së kapitalit, dhe se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërkombëtare është "i pandryshueshëm".

Asetet ekonomike (apo kapitali) përfaqësohen nga floriri, argjendi, apo valuta e shkëmbimit të një shteti, të cilat rriten më mirë nëpërmjet një bilanci tregtar pozitiv (eksporte minus importe) me shtetet apo entitete të tjera.

Teoria e merkantilizmit pretendon se mirëqenia/pasuria dhe asetet monetare janë e njëjta gjë. Merkantilizmi sugjeron se qeveria duhet t'i shpjerë këto plane përpara duke luajtur një rol proteksionist në ekonomi duke inkurajuar eksportet dhe duke dekurajuar importet, zakonisht nëpërmjet aplikimit të subvencioneve apo tarifave.

Teoria e merkantilizmit dominoi politikat ekonomike në Europën Perëndimore nga shekulli i 16-të deri në fundin e shekullit të 18-të.[1]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Mercantilism". The Concise Encyclopedia of Economics

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Mercantilism: A Lesson for Our Times? Arkivuar 14 shtator 2014 tek Wayback Machine, Mercantilism in Spain Arkivuar 16 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Mercantilism as the Economic Aspect of Absolutism Arkivuar 16 nëntor 2012 tek Wayback Machine by Murray N. Rothbard, from An Austrian Perspective on the History of Economic Thought, vol. 1, Economic Thought Before Adam Smith.
  • Marxism, Capitalism and Mercantilism (pdf) by David Osterfeld, 1991
  • Robert B. Ekelund; Robert D. Tollison (1981). Mercantilism as a Rent-Seeking Society: Economic Regulation in Historical Perspective. College Station, TX: Texas A&M University Press. ISBN 0890961204. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Robert B. Ekelund; Robert F. Hébert (1975). A History of Economic Theory and Method. New York: McGraw–Hill. ISBN 0070191433. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)