Pedagogjia
Pedagogjia është shkencë që merret me studimin e parimeve dhe metodave, sipas të cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor (mësimdhënia), përkatësisht është shkencë që merret me studimin e arsimit dhe edukimit në planin më të gjerë (në institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me metodat që përdoren për këtë qëllim. [1]
Përndryshe ajo është lëndë mësimore, përkatësisht libër, tekst që jep njohuritë e përgjithshme apo të veçanta nga pedagogjia, që jep njohuri për metodat dhe parimet e punës pedagogjike. [2]
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala pedagogji rrjedh nga fjala e vjetër e gjuhës së lashtë greke, παιδαγωγία (paidagōgia), dhe παιδαγωγός (paidagōgos), e cila është një sintezë e fjalëve παῖς - país, dhe παιδός - paidos) "fëmijë" dhe ἄγω - ágō), "udhëheq" apo "drejtoj."[3] [4] Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagogji" përkufizohet si, "shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim." [5]
Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu që merret me punë pedagogjike, apo me edukimin dher arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me pedagogjinë apo me pedagogun.[6]
Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagog" përkufizohet si "ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut."[5]
Giesecke (1981) hulumtimin në arsim dhe edukim ashtu si edhe pedagogjinë i quan "shkencë aporetike", d.m.th. një ndërdisiplinë ose interdisiplinë (Shih edhe Ndërdisiplinariteti).[7] Ndërkaq në periudha të ndryshme kohore termi "pedagog" ka pasur edhe konotacione negative të lidhura me pedantërin e tepruar e të cilat e kanë zanafillën nga koha e Samuel Pepys (1650).[8]
Kategoritë themelore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disiplinat pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Disiplinat e pedagogjisë
Emri i disiplinës | Objekti i studimit | Emërtimi alternativ | |
---|---|---|---|
1 | Pedagogjia e përgjithshme | Pedagogjia e përgjithshme merret me studimin e ligjshmërive dhe problemeve të përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës | |
2 | Metodika | Metodika studion zbatimin e parimeve, formave, metodave dhe mjeteve mësimore në lëndët mësimore përkatëse. | |
3 | Didaktika | Didaktika studion strukturimin e përmbajtjeve mësimore, rrjedhën e procesit të njohjes, faktorët kryesorë të mësimit, ligjësitë didaktike, llojet dhe sistemet e mësimit, planifikimin e mësimit, ekskursionet mësimore, parimet, metodat, format dhe mjetet mësimore, planin dhe programin mësimor | Teoria e mësimit Metodologjia e mësimdhënies |
4 | Pedeutologjia | Pedeutologjia merret me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me personalitetin e mësimdhënësit, (edukatorit, instruktorit, mësuesit, arsimtarit, profesorit, etj.) | |
5 | Komeniologjia | Komeniologjia merret me studimin e jetës dhe veprës së Jan Amos Komenskit, duke hulumtuar kontributin e gjithmbarshëm të tij në interes të arsimit, edukimit, shkencës dhe kulturës. | Komenskologjia |
6 | Gjerontogogjia | Gjerontogogjia merret me studimin e arsimit dhe edukimit në periudhën e pleqërisë. | Geragogjia |
7 | Bibliopedagogjia | Bibliopedagogjia merret me studimin e ndikimit të leximit të librave dhe literaturës tjetër të shtypur në edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut. | |
8 | Pedagogjia sociale | Pedagogjia sociale merret me studimin e teorisë dhe praktikës së arsimimit, edukimit dhe kujdesit social si një përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë. | |
9 | Pedagogjia digjitale | Pedagogjia digjitale merret me studimin e përdorimit të teknologjisë digjitale bashkëkohore në arsim dhe mësimdhënie. | |
10 | Pedagogjia sportive | Pedagogjia sportive merret me studimin e mësimdhënies, arsimimit, dhe trajnimit në sport, edukimin fizik dhe fushat tjera të lidhura me aktivitetin fizik. | Pedagogjia e sportit |
11 | Pedagogjia speciale | Pedagogjia speciale merret me studimin e edukimit dhe arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat dhe dallimet individuale të tyre. | |
12 | Pedagogjia kulturore | Pedagogjia kulturore merret me studimin e raporteve në mes të individit (personalitetit të njeriut) dhe vlerave kulturore. | Pedagogjia shpirtërore |
13 | Pedagogjia familjare | Pedagogjia familjare merret me studimin e parimeve dhe karakteristikave të edukimit familjar, marrëdhënieve midis faktorëve të edukimit familjar, mundësitë e edukimit në familje, ndikimin e atmosferës familjare në edukimin e fëmijës, problemet e përmbajtjes së edukatës në familje, mjetet, metodat dhe format e organizimit të punës edukative në familje, lidhjet e familjes me të gjitha mjetet dhe institucionet kulturore, edukative e arsimore, kërkesat ndaj prindit si edukator etj. | |
14 | Pedagogjia shkollore | Pedagogjia shkollore merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese). | |
15 | Pedagogjia muzikore | Pedagogjia muzikore merret me studimin e mësimdhënies së artit muzikor. | Pedagogjia e muzikës |
16 | Pedagogjia popullore | Pedagogjia popullore merret me studimin e edukimit informal të masave të gjëra popullore. | Etnopedagogjia |
17 | Pedagogjia ushtarake | Pedagogjia ushtarake merret me studimin e arsimit ushtarak. | |
18 | Pedagogjia ekologjike | Pedagogjia ekologjike merret me studimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimit dhe edukimit mjedisor. | Ekopedagogjia |
19 | Pedagogjia kibernetike | Pedagogjia kibernetike merret me studimin dhe aplikimin e teorisë së sistemit, komunikimit, modelimit, menaxhimit dhe informacionit në fushën arsimore dhe edukative. | Kibernetika e pedagogjisë |
20 | Pedagogjia kombëtare | Pedagogjia kombëtare merret me studimin e mësimdhënies së vetëdijshme dhe/ose të pavetëdijshme të vlerave, normave, traditave dhe modeleve të sjelljes dhe qëndrimeve “nacionale e kulturore” nëpërmjet institucioneve të shtetit (p.sh. shkolla) dhe/ose sociale (p.sh. institucionet e familjes, masmedias, etj. | Pedagogjia nacionale |
21 | Pedagogjia universitare | Pedagogjia universitare merret me studimin e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë universitar | Pedagogjia e arsimit të lartë |
22 | Pedagogjia futurologjike | Pedagogjia futurologjike merret me parashikimin dhe paraqitjen e problemeve dhe pikëpamjeve pedagogjike duke u mbështetur në metodat shkencore komparative. | Pedagogjia futuriste |
23 | Pedagogjia komparative | Pedagogjia komparative merret me shqyrtimin dhe vlerësimin komparativ të sistemeve të ndryshme arsimore, në vende të ndryshme të botës. | Pedagogjia krahasuese |
24 | Pedagogjia parashkollore | Pedagogjia parashkollore merret me studimin e specifikave të procesit të edukimit dhe arsimit të fëmijëve në moshën parashkollore. | |
25 | Pedagogjia e muzeumeve | Pedagogjia e muzeumeve merret me studimin dhe eksplorimin e të gjitha aspekteve të përdorimit të muzeumeve dhe koleksioneve të ruajtura në to për aktivitete me përmbajtje arsimore dhe edukative, siç janë problemet didaktike dhe metodike, krijimi dhe organizimi i ekspozitave të specializuara (muzeume të fëmijëve, muzeumet e të rinjve), vizita të veçanta shkollore, mësime dhe punëtori të ndryshme në muze, etj. | Muzeopedagogjia |
26 | Pedagogjia e kohës së lirë | Pedagogjia e kohës së lire merret me studimin e aspektit edukativ dhe arsimor të shfrytëzimit të pavarur, kreativ dhe kuptimplotë të kohës së lirë për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit. | |
27 | Pedagogjia jashtëshkollore | Pedagogjia jashtëshkollore merret me studimin e mësimit të organizuar që zhvillohet në mjediset jashtëshkollore duke përfshijnë këtu aktivitetet edukative në natyrë si dhe eksperienca të udhëtimeve ose ekspeditave në mjedise të thella malore, shkretëtira, etj. në të cilat nxënësit marrin pjesë në një sërë sfidash dhe aktivitetesh në natyrë të tilla si ecje (hiking), ngjitje, kampim, peshkim, alpinizëm, lojëra grupore si dhe aktivitete tjera të lidhura me arsimin joformal. | Pedagogjia e jashtme |
28 | Pedagogjia ndërkombëtare | Pedagogjia ndërkombëtare merret me studimin e mësimdhënies, arsimit dhe edukimit në nivelin ndërkombëtar (botëror) duke iu referuar një koncepti dinamik që përfshin qarkullimin apo lëvizjen e njerëzve, përvojave dhe ideve përtej kufizimeve politike dhe kulturore. | Arsimi ndërkombëtar |
29 | Metodologjia e pedagogjisë | Metodologjia e pedagogjisë merret me studimin e hulumtimeve pedagogjike si një sistem i parimeve teorike, metodave dhe mënyrave të përshkrimit, analizimit dhe sqarimit të fenomeneve pedagogjike. | Hulumtimi pedagogjik |
30 | Historia e pedagogjisë | Historia e pedagogjisë (dhe arsimit) merret me studimin e paraqitjes dhe zhvillimit të edukatës, arsimit dhe të mendimit pedagogjik në të kaluarën e shoqërisë njerëzore, duke filluar prej të kaluarës më të largët e deri te e kaluara më e afërt e saj. | Historia e arsimit |
31 | Andragogjia | Andragogjia ose pedagogjia e të rriturve merret me studimin dhe organizimin e veprimtarisë edukative dhe arsimore me të rriturit. | Pedagogjia e të rriturve |
32 | Teoria e edukimit | Teoria e edukimit kërkon të njohë, kuptojë dhe parashikojë politikat dhe praktikat arsimore dhe është e ndërlidhur me shumë degë, si andragogjia, kurrikula, mësimi, politika arsimore, organizimi dhe lidershipi. | |
33 | Pedagogjia fetare | Pedagogjia fetare merret me studimin e arsimit dhe edukimi fetar. | Pedagogjia teologjike |
Drejtimet pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Filantropizmi
- Pedocentrizmi
- Herbartianizmi
- Pedagogjia kritike
- Shkollat në natyrë
- Pedagogjia Freinet
- Pedagogjia çlirimtare
- Pedagogjia pozitiviste
- Pedagogjia natyraliste
- Pedagogjia humaniste
- Pedagogjia e Valdorfit
- Pedagogjia progresive
- Pedagogjia individuale
- Pedagogjia funksionale
- Pedagogjia antifashiste
- Pedagogjia nazifashiste
- Pedagogjia pragmatiste
- Pedagogjia personaliste
- Pedagogjia institucionale
- Shtëpitë arsimore në fshat
- Pedagogjia e Leon Tolstoit
- Pedagogjia ekzistencialiste
- Pedagogjia eksperimentale
- Pedagogjia e shkollës së punës
Pedagogë të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pedagogë botërorë
- Konfuci (551 - 479 pes.)
- Sokrati (470 - 339 pes.)
- Platoni (425 - 347 pes.)
- Aristoteli (384 - 322 pes.)
- M. F. Kuintiliani (35 - 100 es.)
- Jeronimi nga Stridoni (345 - 420)
- Jan Amos Komenski; (1592-1670);
- Jean-Jacques Rousseau; (1712-1778) ;
- Johann Heinrich Pestalozzi; (1746-1827) ;
- Johann Friedrich Herbart; (1776–1841) ;
- Friedrich Fröbel;(1782-1852) ;
- Adolph Diesterweg (1790 - 1866)
- Leon Tolstoi (1828 - 1910)
- Georg Kerschensteiner;(1854-1932) ;
- John Dewey;(1859-1952) ;
- Rudolf Steiner;(1861-1925) ;
- Maria Montessori;(1870-1952) ;
- Adolphe Ferrière;(1879-1960) ;
- Alexander S. Neill; (1883-1973) ;
- Anton Makarenko; (1888-1939) ;
- Carl R. Rogers; 1902-1987) ;
- Paulo Freire; (1921-1997).
- Benjamin Bloom (1913 - 1999)
- Gaston Mialaret (1918 - 2016)
- Pedagogë shqiptarë
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti
- Natyra
- Shkenca
- Pedagogu
- Edukologjia
- Plani Dalton
- Plani i Jenës
- Antipedagogjia
- Deshkollarizimi
- Arsimi mjedisor
- Sistemi arsimor
- Shkolla e punës
- Psikopedagogjia
- Higjiena shkollore
- Institucioni arsimor
- Punëtoria shkollore
- Poema pedagogjike
- Arsimi Ndërkombëtar
- Taksonomia e Bloomit
- Psikologjia pedagogjike
- Pedagogjia e Montesorit
- Pedagogjia e Pestalozzit
- Pedagogjia e të shtypurve
- Nomenklatura e UNESCO-së
- Byro Ndërkombëtare e Arsimit
- Instituti Jean-Jacques Rousseau
- Korniza Evropiane e Kualifikimeve
- Fushat e Shkencës dhe Teknologjisë
- Pedagogjia e përgjithshme (J. F. Herbart)
- Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit
- Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Profesioneve
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gaston Mialaret:(1997), Pedagogjia e përgjithshme, Koha, Prishtinë
- Hajrullah Koliqi:(1997, 1998), Historia e pedagogjisë botërore I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë
- Hajrullah Koliqi:(2002, 2004), Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtinë - Tetovë, OCLC 163636435 ISBN 9951-07-084-1
- Musa Kraja:(1998, 2006), Pedagogjia, Tiranë OCLC 45276951 ISBN 99943-833-0-2
- Shefik Osmani:(1983), Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë OCLC 17442147
- Xheladin Murati: (1998, 2004), Pedagogjia e përgjithshmeLogos, Shkup - Prishtinë - Tiranë, ISBN 9989-601-66-6 ISBN 9989-58-108-8 ISBN 978-9989-58-108-3
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pedagogjia (Blog në gjuhën shqipe)
- What is pedagogy?
- Gabriel Compayre: (1905), The history of pedagogy
- Johann Karl Friedrich Rosenkranz: (1899), The philosophy of educationD. Appleton and Co.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 75 - 82
- ^ https://fjale.al/pedagogji
- ^ "Definition of "pedagogy" - Collins English Dictionary" (në anglisht).
- ^ "pedagogy noun - definition in British English Dictionary & Thesaurus - Cambridge Dictionary Online" (në anglisht). Dictionary.cambridge.org. 2012-10-10. Marrë më 2012-10-29.
- ^ a b Fjalor i gjuhës së sotme shqipe
- ^ "pedagogji". fjalorthi.com. Marrë më 11 prill 2022.
- ^ Giesecke, Hermann (1981). Indføring i pædagogik. København: Nyt Nordisk Forlag. German original: Einführung in die Pädagogik. München: Juventa 1970 (2. Auflage)
- ^ "pedagogue". Online Etymology Dictionary.