Jump to content

Provinca e Barit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Provinca e Barit
Provincia di Bari
Popullsia
 • Gjithsej1,259,337
{{{postal_code_type}}}
70121-70132 Bari
Faqja zyrtarewww.provincia.ba.it

Provinca e Barit (italisht Provincia di Bari) është një krahinë italiane e Pulias.

Me një popullsi prej 1,259,337 banorë, është provinca më e populluar në rajon dhe e pesta në Itali. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 3,825 kilometra katrorë dhe përfshin 41 komuna.

Provinca e Barit kufizohet në perëndim me Provincat e Materës dhe PotencësRajonit të Bazilikatës, në veri me Provincën e Barletta-Andria-Tranit dhe në jug me Provincën e Tarantos dhe të Brindizit dhe në lindje laget nga Deti Adriatik.

Në vitin 2004, me themelimin e Provincës së Barletta-Andria-Tranit, Provinca e Barit humbi 7 komuna (përveç të tri kryeqyteteve, edhe Bisceglie, Canosa di Puglia, Minervino Murge dhe Spinazzola) për një total prej rreth 390.000 banorë.

Provinca e Barit është e vendosur në pjesën qendrore të Pulias, në zonën që dikur njihej si Bari di Terra (Toka e Barit), dhe që përfshinte qytetet e Fasanos dhe Çisterninos, tani në Provincën e Brindizit.