Jump to content

Thibaut Courtois

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thibaut Courtois

Courtois duke luajtur për Chelsea në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThibaut Nicolas Marc Courtois [1]
Datëlindja (1992-05-11) 11 maj 1992 (32 vjeç)
VendlindjaBree, Belgjikë
Gjatësia2.00 m (6 ft 7 in) [2]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri1
Karriera me të rinjtë
1997–1999Bilzen V.V.
1999–2009Genk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Genk31(-29)
2011–2018Chelsea126(0)
2011–2014Atlético Madrid (huazim)111(0)
2018–Real Madrid129(0)
Karriera ndërkombëtare
2009–2010Belgjika U184(0)
2011–Belgjika94(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 Shkurt 2017

Thibaut Nicolas Marc Courtois (Belgjikisht tibo kuʁtwa; lindur më 11 maj 1992) është një futbollist profesionist belg i cili luan si portier për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren belge.

Pavarësisht moshës së re, ai konsiderohet gjerësisht si një nga portierët më të mirë në botë[3][4][5] dhe në sezonin 2012–13 fitoi Trofeun Ricardo Zamora me Atlético Madrid.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Bree, Courtois filloi karrierën e tij me skuadrën e qytetit Bilzen V.V.[6], ku filloi të luante si mbrojtës i majtë. Vonë pas kësaj, në 1999, ai u bashkua me Genk në moshën 7 vjeçare, ku u vendos të luante në pozicionin e portierit.

Pasi kaloi sistemin e të rinjve të Genk, Courtois, në moshën 17 vjeç e 341 ditë, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 17 prill 2009 në një ndeshje kundër Gent. Ai ishte një figurë kyçe në fitimin e titullit në Belgian Pro League. Ai fitoi çmimet Portieri i Vitit dhe Lojtari i Vitit i Genk, duke pësuar vetëm 32 Gola në 40 ndeshje të ligës duke kapur në total 14 clean sheet [7][8].

Më 26 korrik 2011, Courtois u bashkua me klubin anglez ChelseaPremier League, duke firmosur një kontratë 5 vjeçare.[9][10][11] Transferimi i tij i kushtoi klubit londinez 9 milion .[12][13]

Huazimet te Atlético Madrid

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Courtois duke luajtur për Atlético Madrid në 2013.

Vetëm pak pasi kompeltoi transferimin e tij te klubin anglez, Courtois u huazua për një sezon të tërë te klubi spanjoll Atlético MadridLa Liga [14][15]. Ai bëri debutimin e tij me Atléticon në ndeshjen e Europa Leagues kundër Vitória de Guimarães [16], pas debutimit të bërë në La Liga në barazimin 0–0 kundër Osasunës. Courtois u bë portieri i parë i skuadrës duke lënë mbrapa spanjollin Sergio Asenjo, pasi arriti të kapi 4 clan sheet në 6 ndeshjet e para [17][18][19][20][21]. Më 26 nëntor 2011, Courtois mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij pas një faulli kundër Karim BenzemaReal Madrid, me Atléticon që humbi derbi madrilen me rezultatin 4–1 [22]. Atlético arriti në 2012 finalen e UEFA Europa League, me Courtois që kapi clean sheet në fitoren 3–0 të Los Colchoneros kundër skuadrës spanjolle Athletic Bilbao [23].

Huazimi i Courtois te Atlético Madrid zgjati edhe për sezonin 2012–13 [24]. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit kundër klubit të tij Chelseas në finalen e UEFA Super KupësMonako, që përfundoi me fitoren e Atléticos me rezultatin 4–1. Më vonë gjatë sezonit Courtois vendosi një rekord me Atlético Madrid duke e mbajtur portën e paprekur plot 820 minuta në ndeshjet e luajtura në Estadio Vicente Calderon [25] që përfundoi me humbjen 1–0 kundër Real Sociedad [26]. Atlético arriti ë 2013 finalen e Copa del Rey, dhe Courtois u emërua lojtari i ndeshjes në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Real Madrid, duke marrë fitoren e parë pas plot 14 vitesh.

Për sezonin 2013–14, huazimi i Courtois te Atlético Madrid u zgjat edhe për 12 muaj të tjerë [27].

Në prill 2014, Atlético u vendosën përball Chelseas në gjysmë–finalet e Champions Leagues, duke bërë që Courtois mos të luajë në të dyja ndeshjet për shkak të klauzolës në kontratën e huazimit të tij që thotë që ai nuk mund të luaj kundër Chelseas, edhe nqs do të luajë, klubi duhet t'i paguajë Chelseas 3 milion për çdo ndeshje që do të luaj kundër klubit londinez. Megjithatë, qrgani qeverisës i futbollit europian, UEFA, i dha të drejtën Courtois për të luajtur në të dyja ndeshjet gjysmë–finale pa pasur nevojë që klubi të paguaj [28].

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Courtois mori thirrjen e parë nga Belgjika në tetor 2011 [29][30] dhe bëri debutimin e tij muajin tjetër në barazimin 0–0 kundër Francës, duke u bërë portieri më i ri në historinë e kombëtares belge që luan një ndeshje [31][32][33].

Redaktuar më 13 prill 2014 [34]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Genk 2008–09 1 0 0 0 0 0 1 0
2009–10 0 0 0 0 0 0 0 0
2010–11 40 0 1 0 3 0 44 0
Total 41 0 1 0 3 0 45 0
Atlético Madrid 2011–12 37 0 6 0 15 0 58 0
2012–13 37 0 8 0 1 0 46 0
2013–14 31 0 7 0 9 0 47 0
Total 105 0 13 0 25 0 143 0
Total 146 0 14 0 28 0 188 0

Në prill 2013, Courtois u kap mat pasi një revistë zbuloi se ai kishte një çështje me ish të dashurën e Kevin De Bruyne, Caroline Lijnen, gjatë kohës që ajo ishte në Spanjë [35]. De Bruyne nuk foli publikisht për këtë çështje, por në faqet e rrjeteve sociale ai shfaqi pakënaqësinë e tij disa herë. Kjo erdhi në një pikë sa trajneri i ekipit kombëtar Marc Wilmots kishte për të negociuar mes De Bruyne dhe Courtois për shkak se ata nuk donin për të luajtur sëbashku. Në fund, Wilmots pati sukses [36].

Në shkurt 2014, Courtois përsëri shkaktoi pak rrëmujë në skuadrën kombëtare belge, duke i thënë portierit të Liverpool Simon Mignolet që të qëndronte "i përulur dhe i respektueshëm" dhe se këtë duhet ta mbante mend [37] Edhe pse, në intervistat e mëparshme, Mignolet ka thënë se ai do të punojë fortë për të rifituar vendin si portieri i parë i kombëtares.[38].

  1. ^ Acta del Partido celebrado el 28 de agosto de 2011, en Madrid - Atlético Madrid vs Osasuna Arkivuar 7 korrik 2012 tek Archive.today; RFEF, 28 gusht 2011 (Spanjisht)
  2. ^ "Player Profile: Thibaut Courtois". Atlético Madrid. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 22 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Courtois rated 'best in world'". Sky Sports. 18 nëntor 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Courtois: I am one of the best in the world". Goal.com. 14 tetor 2013. Marrë më 14 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The world's best footballers in 2013". The Guardian. 24 dhjetor 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "BBQ en Oudertornooi". kbilzersevv.be. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Courtois History". 101 Great Goals. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2011. Marrë më 12 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "STATS Hosted Solution | Player Stats - Thibaut Courtois - Racing Genk". Hosted.stats.com. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 27 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Courtois to Chelsea". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 14 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Courtois Completed". Chelsea F.C. 26 korrik 2011. Marrë më 26 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Chelsea loan keeper Thibaut Courtois to Atletico Madrid". BBC. 26 korrik 2011. Marrë më 26 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Courtois completed". Chelsea F.C. 26 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2013. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Chelsea agree deal to sign goalkeeper Thibaut Courtois from Genk". The Guardian. 16 korrik 2011. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Courtois loaned to Atletico". Sportsmail Reporter. 26 korrik 2011. Marrë më 26 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Courtois on Loan". Chelseafc.com. Marrë më 10 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Match: Guimaraes v Atlético Madrid - Europa League". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 28 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Thibaut Courtois Bio, Stats, News - Football / Soccer - - ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 11 maj 1992. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Match: Atlético Madrid v Osasuna - Spanish Primera División - ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 28 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Match: Atlético Madrid v Racing Santander - Spanish Primera División - ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 18 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Match: Atlético Madrid v Sporting Gijon - Spanish Primera División - ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 21 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Match: Atlético Madrid v Sevilla FC - Spanish Primera División - ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 2 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Atletico Madrid's Gregorio Manzano: Thibaut Courtois' red card in Real Madrid clash was wrong". Luis Mira. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Report: Atlético Madrid vs Athletic Bilbao". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 11 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "COURTOIS TO STAY IN SPAIN". Chelsea F.C. Marrë më 4 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Courtois hopeful of Atleti extension". ESPNFC. 12 mars 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Prieto strikes as Sociedad stun Atletico". Eurosport. 11 mars 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "COURTOIS LOAN EXTENDED". Chelseafc.com. Marrë më 24 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Thibaut Courtois CAN play for Atlético vs Chelsea in Champions League". inside World Soccer. 12 prill 2014. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Match Stats: Belgium v Kazakhstan". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 7 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Match Stats: Belgium v Germany". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 11 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Courtois makes Debut". The Guardian. Marrë më 15 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Belgium Draws". Taiwan News. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Chelsea FC Loan Roundup: 11/20/11". Stephen Schmidt. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Belgium - T.Courtois - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Chelsea love triangle (part II)". Daily Mail Online. 9 prill 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Opschudding bij Rode Duivels". Het Nieuwsblad. 9 prill 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Chelsea's Thibaut Courtois blasts 'disrespectful' Liverpool stopper Simon Mignolet in Belgium no.1 battle". Metro. 7 shkurt 2014. Marrë më 13 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Mignolet: "Er kan maar één doelman spelen…"". Voetbalnieuws.be. 1 janar 2014. Marrë më 13 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]