Timm Klose
Klose me 1. FC Nuremberg në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Timm Klose | ||
Datëlindja | 9 maj 1988 | ||
Vendlindja | Frankfurt, Gjermani Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.93 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Qënder-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | VfL Wolfsburg | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1993–2003 | BSC Old Boys | ||
2003–2004 | Basel | ||
2004–2007 | BSC Old Boys | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2009 | Basel U21 | 47 | (3) |
2009–2011 | Thun | 59 | (4) |
2011–2013 | 1. FC Nuremberg | 45 | (2) |
2012 | → 1. FC Nürnberg II | 8 | (1) |
2013– | VfL Wolfsburg | 12 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Zvicra U21 | 11 | (0) |
2011– | Zvicra | 9 | (0) |
2012 | Zvicra Olimpike | 4 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 tetor 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 tetor 2013 |
Timm Klose (lindur më 9 Maj 1988) është një futbollistë zviceran i lindur në Gjermani i cili luan me klubin gjerman VfL Wolfsburg në Bundesligë dhe me kombëtaren zvicerane si qënder mbrojtës.[1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klose ka lindur në Frankfurt, Gjermani Perëndimore, nga një baba gjerman dhe një mama zvicerane. Ai i ka të dy pasaportat e vendeve. Kur Klose ishte pesë vjeç, familja e tij shkoi në Bazel, vendlindja e mamasë së tij.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klose bëri 29 paraqitje me Thun që fitoi Swiss Challenge League në sezonin 2009–10, duke shënuar në fitoren 4–0 kundër FC Gossau më 5 dhjetor.[2] Ai zhvilloi 30 paraqitje sezonin tjetër në Superligë, duke shënuar tre gola.[2]
Më 28 Maj 2011, ai u largua nga Thun për të kaluar 1. FC Nürnberg në një marrëveshje tre vjeçare për 400,000 €.[3] Ai zhvilloi 13 paraqitje në ligë nga gushti në nëntor, por nga 8 Marsi e deri në Maj, ai luajti me rezervat në Regionalliga Bayern; ai shënoi golin e vetëm më 8 Maj në ndeshjen kundër FC Ingolstadt 04 II.[2] Sezonin tjetër ai u rikthye te skuadra e parë, dhe gjithashtu shënoi dy herë në 32 paraqitjet e zhvilluar në Bundesligë.[2]
Më 1 korrik 2013, ai u transferua nga Nürnbergu te VfL Wolfsburg në një marrëveshje katër vjeçare.[4] Ai doli me karton të kuq në debutimin e tij me klubin, në humbjen 2–0 kundër rivalëve të Hannover 96 më 10 gusht.[5] Ai zhvilloi edhe nëntë paraqitje të tjera gjatë sezonit, duke luajtur vetëm katër prej tyre si titullar.[2]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klose ishte emëruar në skuadrën e turnamentit të 2011 Kampionatit Europian U–21 ku kombëtarja e tij arriti deri në finale. Ai gjithashtu përfaqsoi Zvicrën në lojërat olimpike verore 2012, duke luajtur në çdo ndeshje me Zvicrën që e mbylli Grupin B në vendin e fundit.
Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Zvicrën më 11 gusht 2010, duke zëvëndësuar mbrojtësin Philippe Senderos në minutën e 57 të fitores 2–1 kundër Lihtenshtajnit.[6] Më 7 tetor ai luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive dhe si titullar, me Zvicrën që humbi një ndeshje kualifikuese të Euro 2012 me rezultatin 2–0 kundër Uellsit.[7] Ai gjithashtu luajti dy ndeshje gjatë fushatës së suksesshme kualifikuese të Kupës së Botës 2014, por nuk u zgjodh për të luajtur në finalet e turnamentit.
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FC Thun
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Klose, Timm". kicker.de. Marrë më 10 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e "T. Klose". Soccerway. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Matthey, James (28 maj 2011). "Nurnberg sign Timm Klose from FC Thun". Goal.com. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KLOSE MAKES WOLFSBURG SWITCH". Bundesliga. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Derby success for Hannover". Sky Sports News. 10 gusht 2013. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liechtenstein 1-2 Switzerland". EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wales 2-0 Switzerland". EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Timm Klose tek football.ch Stampa:De
- Timm Klose tek National-Football-Teams.com
- Timm Klose tek Soccerway
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1984
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë zviceranë
- Futbollistë në kombëtaren zvicerane
- Futbollistë në FC Thun
- Futbollistë në 1. FC Nürnberg
- Futbollistë në 1. FC Nürnberg II
- Futbollistë në VfL Wolfsburg
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në Bundesliga