Wiktionary:Faqja e diskutimit
Nje faqe e diskutimit është një faqe e veqantë e WikiFjalorit që përmban diskutim lidhur me përmbajtjen e faqes artikulli. Për ta shikuar fletën e diskutimit të një artikulli, duhet të klikoni tek linku ‘’diskutimi’’ që gjendet në krye të faqes. Kur jeni tek faqja e diskutimit, të klikuarit tek shikojeni artikullin do t’ju sjell prap tek artikulli.
Për çka përdoret?
Tek WikiFjalori, arsyeja e faqes së diskutimit është për të ndihmuar përmirësimin e përmbajtjes së artikullit që është e lidhur me të. Pyetjet, sfidat, teksti (për shkak të konfuzitetit të jashtëzakonshëm apo paragjykimeve për shembull), diskutimet lidhur me ndërrimin e tekstit, dhe komentimi në faqe është respektim i rregullave.
Faqja e përdoruesit
Faqja juaj e përdoruesit ka gjithashtu dhe një faqe diskutimi, dhe ajo ka disa tipare të veqanta. Faqja e diskutimi gjendet te link në krye afër emrit tuaj. Gjithashtu, nëse dikush tjetër redakton aty, teksti Keni mesazhe të reja (ndryshimi i fundit) do të shfaqet në krye të faqes. Këto faqe mund të përdoren për komunikim personal ndermjet përdoruesve, por duhet ta dini se këto faqe janë publike. Nëse dëshironi të komunikoni privatisht atëherë përdorni e-mail. (shikoni: Wiktonary:Përdoruesit e e-mailave) Për të shkruar në faqen e një përdoruesi tjetër, kliko tek diskutimi në kryeradhë kurdo që e shihni faqen e përdoruesit. Në listën ndryshimet e fundit apo tek faqja juaj e mbikqyrur ti mund të hysh direkt tek një faqe e diskutimit duke e ndjekur linkun përmes emrin të përdoruesit apo numrin e IP adresës.
Si të fillosh një temë të re diskutimi
Për të redaktuar një faqe diskutimi ju mund ta përdorni ''Fillo një temë të re'' por vetëm për tema të reja dhe për përgjigje që vihet në fund të faqes së temës së fundit.
- Për një temë të re, shkruaj tek kutia ''Subjekti/Titull''. Kështu që përmbledhja e redaktimit është automatikisht e njejtë me paragrafin e ri.
- Për një përgjigje që vihet në fund të faqes së temës, ju nuk keni nevojë të shkruani tek kutia ''Subjekti/Titulli''. Në këtë rast nuk është e mundur ta plotësosh një përmbledhje redaktimi, por ta redaktosh temën që është filluar më parë.
Kur përdorni ''Fillo një temë të re'', një konflikt në mes redaktimeve është i pamundur (konflikt mes redaktimeve është atëherë kur dy apo më shumë përdorues redaktojnë në të njejtën temë në të njejtën kohë). Mirpo në rast se ju nuk jeni duke e filluar një temë të re por duke u përgjigjur tek një temë që tashmë ekziston, përgjigja juaj është e munur ti bashkohet apo ngjitet një postimi që sapo është krijuar që është shtuar derisa ju po shkruanit. Zakonisht rekomandohet të përdoret ''Redakto seksionin'' për tu përgjigjur, dhe ''Fillo një temë të re'' për ta filluar një redaktim të ri. Nëse komenti juaj rastësisht vendoset dikund gabim atëherë vetëm redaktoni faqen dhe zhvendoseni atë.
Për t’u theksuar
Këto udhëzime janë adoptuar nga Wikipedia dhe prezantohen këtu si metoda këshilluese, e jo si rregulla. Ti ndjekësh keto udhëzime është vlefshme por nuk është e domosdoshme.
- Nënshkruani postimin tuaj: Për ta nënshkruar postimin tuaj, shtypni (~~~), dhe kjo do të zëvendësohet me emrin tuaj të përdoruesit pasi ti kryeni ndryshimet, keshtu: Zeke. Kurse nëse shtypni (~~~~) dhe kjo do të zëvendësohet me emrin tuaj të përdoruesit si dhe me përmbajtjen e datës dhe orës kur keni kryer ndryshimet, kështu: Zeke 27 Janar 2009 11:21 (UTC). Tek WikiFjalori ne rekomandojmë që ju gjithmonë ta nënshkruani postimin tuaj.
Ju gjithashtu mund të përdorni pseudonimin tuaj.
- Përdorni kyreradhën për ta mbajtur bisedën në rregull: Postimi i përdoruesit që shkruan i pari ështe gjithmonë në anën e majtë, kurse përdoruesi tjeter fillon me dy pika (:), pastaj tjetri fillon me dy herë nga dy pika. Pastaj, kur përdoruesi i parë përgjigjet, ai fillon prap nga ana e majtë, kurse përdoruesi i dytë dhe i tretë vashdojnë me dy pika dhe dy herë nga dy pika, kështu që është e qartë se kush çka po thotë.
- Ndajeni diskutimet në tema Vendosni çdo temë të re nën kryeradhë të ndryshme (==Tema==). ’’Fillo një temë të re e bënë këtë automatikisht kur ti shkruan tek Titulli. ’’Redakto seksionin’’ gjithashtu bëhet automatikisht. Kështu që çdo temë është e ndarë në një seksion. Kjo lejon që të redaktohen seksionet mbrenda një teme. Ti gjithashtu mund të përdorësh vijat (----) edhepse disa përdorues nuk e pëlqejnë këtë.
- Redaktoni në fund të faqes: postimet që janë në fund të faqes janë postimet që janë bërë kohët e fundit.
- Shkruaj lirshëm në çdo mënyrë: Shkruaj ashtu si dëshiron ti për theksuar atë çfarë ke për të thënë. Stili i të shkruarit është kur redakton artikuj.
- Ndërto lirshëm linqe: Linqet nëpër artikuj janë aq të rëndësishme sa edhe nëper faqet e diskutimit, kurse linqet për artikujt që nuk ekzistojnë akoma (linqet në të kuqe) mund të ndihmojnë që ato linqe të rënditen tek faqja Artikuj më të dëshiruar.
- Mos keqinterpreto të tjerët: Nëse jeni viktimë e të shkruarit me gabim drejtshkrimor apo gramatikor fshijeni sulmet personale që u bëhen, por mos redaktoni fjalët e dikujt tjetër për ti bërë ata të thonë diçka që ata nuk besojnë në të. Redaktimi dhe fshirja e fjalëve tuaja mvaret nga vet ju.
- Arkivoni më mirë se sa të fshini: Kur një faqe diskutimi të është zgjëruar shumë apo diskutimi i çështjes tashmë është vjetruar dhe askush nuk ka ndonjë arsyje për të shtuar në të. Atëherë krijo një faqe të re (shiko: Si fillohet një faqe për detaje). Vendoseni një faqen tek diskutimi apo tek WikiFjalori. Jepi një emër shpjegues. Zakonisht njerëzit vetëm shtojnë ’’arkiva01’’ pranë emrit origjinal. Shpjego tek faqja e arkivës prej nga vije teksti që arkivohet dhe vendos aty një link. Kopjo (ang. cut) përmbajtjen nga faqja origjinale dhe ngjite (ang.paste) atë në faqen e re. Zëvendësoje teksin në faqen origjinale me një link që të sjell tek arkiva. Një mënyrë tjetër është ta përmbledhësh diskutimin dhe të ofrosh një link të atij verzioni me teksin e plotë.
- Përmbledh diskutimin: Pasi që diskutimi në një faqe është vjetruar per disa javë apo diskutimi është bërë shumë i gjatë, ti (nëse mund të jesh i/e menqur dhe i/e respektueshëm në të njejtën kohë) mund ta zëvendësosh diskutimin me një përmbledhje me pikat kryesore, sikur kur po bënë një artikull enciklopedik për diskutimin. Nëse diskutimi i detyruar kundërshton arsyet, atëherë prezanto arsyet nga një këndvështrim i paanshëm.
- Mos dil nga tema: nuk është e planifikuar, por diçka që duhet të mbahet në mend. Faqet e diskutimit mund të jenë më shumë argëtuese se sa artikujt tipik, por sulmet personale nuk bëjnë asgjë që ta përmirësojnë artikullin.
- Përdor UTC për kohën: p.sh.: koha e redaktimit dhe levizjes së faqes. (ang. UTC –Universal Time)
- Kur diskutoni për emrin e faqes, citojeni emrin aktual: nëse faqja është zvendosur, zakonisht edhe faqja e diskutimit zvendoset, kështu që nuk do të jetë e qartë se për çka kanë folur njerëzit aty, p.sh.: nëse po jepje sygjerime për ndërrimin e emrit të ri, përderisa ti i referohej emrit të vjetër.