dardan
Appearance
DARDAN m. kryes. hist.
Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga shqiptarët. Fisi i dardanëve.
DARDAN mb. hist.
Që ka të bëjë me Dardaninë ose me dardanët, që është krijuar nga dardanët; që u përket dardanëve, i dardanëve. Popullsi dardane. Luftëtar dardan. Kështjellë dardane. Kulturë dardane. Legjendë dardane.